Atenolol 100 Mg X 30 Tableta

Kategori:

Përshkrim

KY PRODUKT BLIHET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT

ATENOLOL SFDB 100mg
tabletë e ndashme
atenolol

Lexojeni kete fletudhëzim te terin me kujdes para se te filloni ta merrni këtë bar.
 Ruajeni këtë fletudhëzim . Mund t’ju duhet ta lexoni përsëri.
 Nëse keni pyetje te tjera, nëse keni dyshim, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni atë të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre
edhe nëse simptomat i kanë të njëjta me tuajat.
 Nëse ndonjë nga efektet anësore perkeqesohet, ose nëse do vëreni ndonjë efekt anësor që
nuk figuron në kete fletudhëzim, ju lutemi tregojini mjekut ose farmacistit.
Në këtë fletudhëzim:
1. ÇKA ËSHTË ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme, DHE PER SE
PËRDORET
2. PARA SE TË MERRNI ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme
3. SI TE MERRNI ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme
4. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE
5. SI TA RUANI ANTENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme
6. INFORMATA SHTESË
1. ÇKA ËSHTË ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme DHE PER SE
PËRDORET
BETA-BLLOKUES/SELEKTIV
(c07ab03: sistemi kardiovskular)
Ky bar është një beta-bllokues. Ai zvogëlon disa efekte (të ashtuquajtura efekte beta) të sistemit
simpatik të rregullimit kardiovaskular.
Indikacionet terapeutike
Ky bar është i këshillueshëm për rastet në vijim:
-hipertension arterial,
– parandalim i dhimbjeve të anginës pektorale,
-pas infarktit të miokardit
-disa çrregullime të ritmit të zemrës.

2. PARA SE TË MERRNI ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme.
Kurrë mos merrni ATENOLOL SFDB 100mg, tabletë e ndashme në rastet si më poshtë:
 astmë dhe bronkopneumoni obstruktive kronike në format e tyre më të rënda (format e
rënda të astmës dhe të sëmundjeve të bronkeve dhe të mushkërive të shoqëruara me
çrregullime)
 Insufiçiencë kardiake të pakontrolluar me trajtim (dobësim i funksioneve të zemrës të
pakontrolluara me trajtim).
 Shok kardiogjenik (shok me origjinë kardiake)

 bllokim atrio-ventrikular i shkallës së dytë dhe të tretë i parregulluar me pajisje (disa raste
të çrregullimit të përcjellshmërisë kardiake),
 Angina e Prinzmetal-it (në forma të mirëfillta dhe me monoterapi) (kriza të
shumëllojshme të anginës pektorale)
 Sëmundja e sinusit (duke përfshirë këtu bllokun sino-atrial)
 Bradikardi e rëndësishme (<45-50 rrahje për minutë) (ngadalësim i ritmit të zemrës),
 Fenomeni Raynaud dhe çrregullime periferike arteriale në formën e tyre më të rëndë
(çrregullime të qarkullimit simetrik të gishtave me mpirje dhe çrregullime periferike
arteriale në formën e tyre më të rëndë).
 feokromocitomë e patrajtuar (rritje e tepruar e gjëndrës medulosurenale që sekreton
substanca që shkaktojnë një hipertension arterial të rëndë),
 hipotension (ulje e presionit arterial),
 alergji nga atenolol-i,
 raste paraprake të reagimit anafilaktik (raste paraprake të reagimit alergjik),

 kombinimi me floktafenin (bar kunder dhimbjes) dhe me sultoprid (bar i sistemit nervor).
Ky bar në përgjithësi të përdoret me amiodaron (bar për zemren).
Bëni kujdes me ATENOLOL SFDB 100mg, tabletë e ndashme.
Paralajmërimet e veçanta
ASNJËHERË TË MOS NDËRPRITET PËRNJËHERË PA MENDIMIN E MJEKUT TUAJ.
Masat gjatë përdorimit
Paralajmëroni mjekun në rast shtatzanie, gjidhënie, diabeti, insufiçience renale dhe në rast
sëmundjesh të arterieve (sindromi Raynaud).
Nëse duhet t’i nënshtroheni një intervenimi kirurgjikal, njoftojeni anestezistin që ju jeni duke
marrë këtë bar.
Përdorimi i barnave të tjera
PËR TË MËNJANUAR NDËRVEPRIMET ME BARNA TË TJERA dhe sidomos me
amiodaron, DUHET TA BËNI ME DIJE SISTEMATIKISHT MJEKUN OSE FARMACISTIN
TUAJ.
Shtatzënia dhe gjidhënia
Nëse rast nevoje, ky bar mund të merret gjatë shtatzanisë.
Nëse ky trajtim merret në fund të shtatzanisë, një mbikëqyrje mjekësore e të posalindurit është e
nevojshme për disa ditë radhazi, pasi disa efekte të trajtimit manifestohen edhe tek foshnja.
Ky bar kalon në qumështin e nënës. Si masë kujdesi, është mirë të shmanget ky trajtim gjatë
gjidhënies
Kërkoni këshilla nga mjeku ose nga farmacisti juaj para se të merrni çdo bar tjeter.
Sportistët
Sportistëve u tërhiqet vërejtja për faktin se ky bar përmban një lëndë vepruese që mund të
shkaktojë një reagim pozitiv të testeve praktike gjatë kontrolleve antidoping.

3. SI TË MERRET ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme
Dozimi
Dozimi ndryshon varësisht nga sëmundja që trajtohet dhe po ashtu i përshtatet secilit pacient.
Mënyra dhe rruga e përdorimit
Rruga orale. Tabletat duhet të gëlltiten me një pije.
Shpeshtësia e përdorimit
NË TË GJITHA RASTET TË RESPEKTOHET RREPTËSISHT PERSHKRIMI I MJEKUT.
Kohëzgjatja e terapisë
Në shumicën e sëmundjeve trajtimi me beta-bllokues vazhdohet për disa muaj ose vjet : është
mjeku juaj ai që do t’jua saktësojë kohëzgjatjen e trajtimit.
NË TË GJITHA RASTET TË RESPEKTOHET RREPTËSISHT UDHËZIMI I MJEKUT TUAJ.
Nëse keni marrë ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme më shumë se sa duhet :
Paralajmëroni mjekun tuaj ose spitalin.
Nëse harroni të merrni ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme:
Nëse keni harruar, merrni sa më parë që ju kujtohet tabletën tuaj dhe vazhdoni trajtimin tuaj
normalisht. Asnjëherë mos merrni dozë të dyfishtë per ta kompensuar dozen e harruar.
4. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE
Si të gjitha barnat e tjera, ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme, mund të ketë efekte
anësore, megjithese jo tek te gjithe paraqiten ato.
Efektet anësore që janë raportuar më shpesh:
– ndjenja e lodhjes,
– ftohja e gjymtyrëve
– ngadalësimi i pulsit
– çrregullime gastro-intestinale
– impotence
Më rrallë:
– ngadalësim i theksuar i zemrës
– insufiçiencë kardiake
– rënie e presionit arterial
– krizë astme
– Hipoglicemi (sasi e pamjaftueshme e sheqerit në gjak),
– Sindromi Raynaud
– Përkeqësimi i klaudikimit (vështirësi në ecje) të përhershëm ekzistues
– Manifestime të ndryshme në lëkurë, shpërthime që gjasojnë me psoriasis.
– Rritje të mëdha të disa enzimave të mëlçisë (transaminaza) janë vënë re, dhe nganjëherë
zvogëlim i sekrecionit biliar (kolestaza).

5. SI TË RUHET ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme
Mbajeni larg syve dhe duarve të fëmijëve.
Mos përdorni ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme, pas datës së skadencës të shënuar
në kuti.
Nuk kërkon kushte të posaçme të ruajtjes.

Barnat nuk duhet të hidhen në kanalizime ose me mbeturinat familjare.
Pyeteni farmacistin se si t’i hidhni barnat që nuk ju duhen më. Këto masa do të ndihmojnë për ta
mbrojtur mjedisin
6. INFORMATA SHTESË
Çka përmban ATENOLOL SFDB 100 mg, tabletë e ndashme
Lënda aktive është:
Atenolol…………………………………………………………..100,00 mg
Për një tabletë të ndashme.
Përbërësit e tjerë janë:
Karbonat magnezi i rëndë, amidon misri, laurilsulfat i natriumit, xhelatinë, stearat magnezi.
Çfarë është ATENOLOL SFDB 100 mg , tabletë e ndashme dhe përmbajtja e ambalazhit të
jashtëm?
Si duket ATENOLOL SFDB 100 mg dhe perberja e paketimit
Ky bar paraqitet në formë të tabletave të ndashme në kuti me 28, 30, 84, 90 ose 100
Mbajtesi i Autorizimit për Marketing dhe Operatori
LABORATOIRES GERDA

sqAlbanian