Fosuril 3g* Granula Per Solucion Oral

Kategori:

Përshkrim

KY PRODUKT BLIHET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT

Fosuril 3 g, granula per solucion oral

Fosfomicin

Lexojeni gjithe këtë fletudhëzim me kujdes para se të filloni ta merrni këtë bar.
 Ruajeni këtë fletudhëtim.Mund të keni nevojë ta lexoni perseri.
 Nëse keni pyetje të tjera apo nëse keni ndonjë dyshim, pyesni mjekun ose farmacistin
tuaj.
 Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni atë të tjerëve. Mund t’ju bëjë dëm atyre
edhe nëse simptomat i kanë të njëjta me tuajat.
 Nëse ndonjë nga efektet anësore perkeqesohet ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili
nuk eshte perfshire në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Përmbajtja e fletudhëzimit
Në këtë fletudhëzim:
1. ÇKA ËSHTË FOSURIL 3 g, granula per solucion oral DHE PËR ÇKA PËRDORET
2. ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI FOSURIL 3 g, granula per solucion
oral
3. SI TA MERRNI FOSURIL 3 g, granula per solucion oral
4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
5. SI TA RUANI FOSURIL 3 g, granula per solucion oral
6. INFORMATA SHTESË
1. ÇKA ËSHTË FOSURIL 3 g, granula per solucion oral DHE PËR ÇKA PËRDORET?
Klasa farmakoterapeutike : ANTIBIOTIKË ANTIBAKTERIAL URINARË
(J: Anti-infektivet)
Indikacionet terapeutike
Ky medikament eshte nje antibiotik i cili indikohet ne doze unike per trajtimin e cistiteve pa
komplikacione tek femrat.
2.ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI FOSURIL 3 g, granula per solucion oral
Lista e informacioneve të nevojshme para përdorimit të këtij bari
NESE MJEKU JUAJ JU KA INFORMUAR QE JENI INTOLERANTE NDAJ FRUKTOZES
APO QE VUANI NGA DEFICENCA E GLUKOZE-GALAKTOZES APO NGA DEFICENCA

E SUKRAZE/ IZOMALTAZES (SEMUNDJE E RRALLE E TRASHEGUAR) KONTAKTONI
MJEKUN TUAJ PARA SE TA MERRNI KETE MEDIKAMENT.
Kundërindikacionet
Mos merrni kurrë Fosuril 3 g,granula per solucion oral ne rast se:
– nëse jeni alergjik ndaj fosfomicines,
NËSE KENI DYSHIME, DUHET TË INFORMONI MJEKUN APO FARMACISTIN TUAJ.
Masat për përdorim; vërejtjet e veçanta
Keni kujdeste vecante me Fosuril 3 g, granula per solucion oral:
Vërejtjet e veçanta
Trajtimi me doze unike te FOSURIL nuk eshte i pershtatshem per cistitin me komplikacione ,as
per infeksionet urinare tek grate shtatzena dhe as per infeksionet e veshkave apo infeksionet
prostatike tek meshkujt .Dhimbja per shkak te infeksionit mund te vazhdoje deri ne 24-48 ore pas
marrjes se FOSURIL. Mos u shqetesoni nga ky fakt. Megjithate,nese dhimbja apo ndonje
shqetesim tjeter vazhdon me gjate se sa eshte permendur ne kete fleteudhezim ,kontaktoni
mjekun tuaj.Ky medikament permban sukroze. Pacientet qe jane intolerante ndaj fruktozes apo
qe vuajne nga deficenca e glukoze-galaktozes apo nga deficenca e sukraze/ izomaltazes
(semundje e rralle e trasheguar) nuk duhet ta marrin kete mendikament.
Marrja ose përdorimi i barnave të tjerë
Ju lutemi tregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit
barna të tjera, duke përfshirë dhe barnat pa recetë.
Ndërveprimet me ushqimet dhe pijet
Nuk aplikohet.
Ndërveprimet me terapi bimore apo alternative
Nuk aplikohet.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Per shkak te efikasitetit, trajtime te tjera jane me te pershtatshme per infeksionet tek grate
shtatzana.Megjithate ky medikament mund te mos ndikoje ne zhvillimin e fetusit nese
administrohet gjate shtatzanise. Ky medikament nuk duhet te merret nga grate qe ushqejne
femijet me gji pasi qe fosfomicina kalon ne qumeshtin e gjirit.
Sportistët
Nuk aplikohet.
Efektet në aftësinë për ngasjen e automjeteve ose përdorimin e makinerive
Nuk aplikohet.

Lista e ekscipienteve (substancave ndihmëse) me efekte të njohura
Lista e ekscipienteve me efekte të njohura : sukroze (1,923 g per bustine).
3. SI TA MERRNI FOSURIL 3 g, granula per solucion oral
Dozimi
1 bustine ne nje doze te vetme.
Rruga e marrjes
Rruge orale .
Fosfomicina është për përdorim oral dhe duhet të merret në stomak bosh ose 2 orë para apo të
paktën 2 orë pas ngrënies dhe preferohet te merret para kohës së gjumit pas zbrazjes së
fshikëzës.Permbajtja e bustines te tretet ne gjysme gote uji.
Kohëzgjatja e trajtimit
ZBATONI RREPTESISHT RECETEN E MJEKUT.
Nëse keni marrë Fosuril 3 g, granula per solucion oral më shumë se qe duhet: Lajmëroni
menjëherë mjekun i cili do të ndërmerr masat e duhura.
Nëse keni harruar të merrni Fosuril 3 g, granula per solucion oral: Merrni dozën vijuese në
kohën e zakonshme.
4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Përshkrimi i efekteve anësore
Sikurse të gjitha barnat, edhe FOSURIL 3 G, GRANULA PER SOLUCION ORAL mund të
shkaktojë efekte anësore, edhe pse ato nuk paraqiten tek të gjithë pacientët:
 nausea,te vjella,diarre ose pucra ne lekure.
Keto efekte zhduken automatikisht kur nderpritet trajtimi me fosfomicine dhe nuk kerkojne
ndonje trajtim te vecante.
Nëse ndonjë nga këto efekte anësore bëhet serioze ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk
përmendet në këtë fletudhëzim, ju lutemi tregoni mjekut ose farmacistit tuaj.
5. SI TA RUANI FOSURIL 3 g, granula per solucion oral
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve. Femijet te mos kene qasje ne kete bar.
Data e skadimit
Mos e përdorni FOSURIL 3 g, granula per solucion oral pas datës së skadimit të afatit e cila
është e shënuar në kuti.

Kushtet e ruajtjes
Nuk kerkon kushte te vecanta per ruajtje.
Nëse është e nevojshme, paralajmërimi për disa shenja të dukshme të prishjes
Barnat nuk duhet të hidhen në kanalizim ose mbeturinat e shtëpisë. Pyesni farmacistin tuaj se si
t’i largoni barnat që nuk ju nevojiten. Këto masa ndihmojnë për mbrojtjen e mjedisit.
6. INFORMATA SHTESË
Lista e plotë e substancave aktive dhe e ekscipienteve
Çka përmban FOSURIL 3 g, granula per solucion oral ?
Substanca aktive është:
Fosfomicin trometamol…………………………………………………………………………….. 5,631 g
Sasia perkatese e fosfomicines………………………………………………………………… 3,000 g

Per 1 bustine.

Përbërësit e tjerë janë:
Arome portokalli, sakarin natriumi, sukroze,hidroksid kalciumi.
Forma farmaceutike dhe përmbajtja
Si duket FOSURIL 3 g, granula per solucion oral dhe përmbajtja e paketimit
Ky bar paraqitet në formën e granulave per solucion oral. Kuti me 1 bustine.
Bartesi i Autorizimit per Marketing
LABORATOIRES GERDA

sqAlbanian