Osmule

6.00

SKU: 34012435151276110416 Category:

Description

OSMULE                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Pluhur për solucion rehidrimi- PA SHIJE!


Osmolariteti 250 m0sm/I , i përshtatur ne menyrë të përkryer për rehidrimin e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, si dhe gjithe familjes.
Osmolariteti është karakteristika kryesore e një solucioni për rehidrim. Ai duhet të jetë i përcaktuar në mënyrë ekzakte dhe kushtëzon pranimin
e produktit nga fëmija .Dehidratimi është komplikacioni kryesor i diarresë së foshnjave . Ai mund të parandalohet dhe trajtohet nëpërmjet
përdorimit të solucioneve rehidruese nga goja (ORS). Vlera ushqyese per 100 g: 295kcal (1256kj). Per kese: 17kcal (70 kj).
Permbajtja: dekstroze monohydrate, klorur natriumi, saharoze, citrate kaliumi monohidrat

PËRDORIMI:
– Per diarrene e pare, duke vazhduar me ushqimin e zakonshem, aplikoni me biberon ose me gotë në sasi të vogla (5 ml nga 5 ml
ose një lugë kafeje çdo 1-2 minuta ), pastaj 50 ml çdo 15 minuta për aq kohë sa fëmija ka etje,.
– Në rast dehidratimi të moderuar ( humbjes së peshës më të madhe se 5% dhe më të vogël se 10%) , përdoren solucione për
rehidrim në mënyrë ekskluzive për 4 deri në 6 orë dhe pastaj vazhdohet me ushqim të zakonshëm.
– Në rast se diarreja vazhdon, kontaktoni me mjekun tuaj .

MËNYRA E PËRGATITJES:
1- Hidhni 200 ml ujë të pastër në temperaturë mjedisi (të përshtatur për përgatitjen e biberonëve) në një biberon të sterilizuar
2- Shtoni në të përmbajtjen e një pakete-dozë.
3- Tundeni. Solucioni është gati për përdorim.

Sasia e administruar caktohet nga mjeku ose farmacisti varësisht nga mosha dhe shkalla e dehidrimit. Solucioni i përgatitur të mos
përdoret më shumë se 24 orë pa keshillë mjekësore. Permbajtja e pergatitur te ruhet ne frigorifer jo me shume se 24 ore.