Sale!

COUSSINETS PLANTAIRES

Original price was: 37.38€.Current price is: 33.64€.

JASTËKË MBROJTËS PËR SHPUTËN E KËMBËS me EPITHELIUM 26®

DHIMBJE NË SHPUTËN E KËMBËS, KALLO.INDIKACIONET: Jastëkët mbrojtës për shputën e këmbës: mbrojnë pjesën e përparme të saj dhe lehtësojnë dhimbjet. Të përdorur çdo ditë, ata mbrojnë lëkurën dhe kufizojnë rishfaqjen e kallove.

SKU: N/A Categories: ,

Description

KARAKTERISTIKAT: Shtresa dhjamore mbrojtëse nën pjesën e përparme të shputës së këmbës ndihmon në shpërndarjen e peshës së trupit. Me kalimin e moshës, kjo shtresë konsumohet gradualisht dhe nuk është më e mjaftueshme për të balancuar presionin. Shfaqen dhimbje dhe ndjesi djegieje, ndërsa në prani të presionit të tepërt në zona të caktuara, lëkura aktivizon një reagim mbrojtës që çon në formimin e kallove. Për të kompensuar këtë dëmtim të pakthyeshëm të shtresës dhjamore mbrojtëse, jastëkët për shputën e këmbës EPITACT® përmbajnë EPITHELIUM 26®. Mbrojtja e shputës së këmbës me EPITHELIUM 26® ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve dhe kufizon rishfaqjen e kallove. Sqarim teknik për EPITHELIUM 26®: EPITHELIUM 26® është një produkt ekskluziv i EPITACT®. Ky xhel silikoni është objekt i patentës me titullin “Zëvendësues i vërtetë i shtresës dhjamore mbrojtëse të shputës së këmbës te njeriu” Falë testeve të kryera në një laborator të specializuar, vetitë e tij për shpërndarjen e presionit janë vërtetuar dhe trashësia e tij është optimizuar për të shmangur efektet e paqëndrueshmërisë nën pjesën e përparme të shputës së këmbës.Përdorimi i tij në pajisjet mbrojtëse kundër presionit të tepërt garanton efikasitet dhe rehati. ERGONOMIA: Jastëkët janë shumë të hollë dhe mundësojnë shpërndarjen efikase të presionit, duke zënë hapësirë minimale brenda këpucëve. Ato mund të përdoren me të gjitha llojet e këpucëve. REKOMANDIM: Nëse dhimbjet në shputën e këmbës shoqërohen me hallux valgus (devijim të gishtit të madh të këmbës nga jashtë), ju rekomandojmë përdorimin e jastëkëve EPITACT® me mbrojtje të dyfishtë për lehtësimin e dhimbjeve. KUNDËRINDIKACIONET: Mos e përdorni mbi lëkurë të dëmtuar. Personat që vuajnë nga arteriti, diabeti, polineuriti, neuropatia e gjymtyrëve të poshtme ose ulçerat duhet të kërkojnë këshillën e mjekut ose podologut dhe më pas ta monitorojnë këmbën gjatë përdorimit. Rripi mbajtës mund të shkaktojë fërkim ndërmjet dy gishtave të këmbës. Prandaj, rekomandohet që personat me diabet që vuajnë nga neuropatia ta shmangin këtë zgjidhje. MASAT PARAPRAKE TË PËRDORIMIT: Lajini para përdorimit të parë. Vendosini drejtpërdrejt mbi lëkurë. Pjesa e stampuar e materialit tekstil duhet të jetë në kontakt me shputën e këmbës. Mos i ktheni nga ana tjetër. Futeni këmbën në jastëk dhe vendoseni gjuhëzën mbajtëse ndërmjet gishtit të madh dhe gishtit të dytë të këmbës. Për fiksim optimal, mos i përdorni këmbëzbathur, por vishni geta, çorape të holla ose çorape të zakonshme sipër tyre. MIRËMBAJTJA: Mund të lahen në lavatriçe në temperaturën 30°C, në qesen e larjes të përfshirë në paketim. Lërini të thahen natyrshëm. Mos i hekurosni. Lajini pas përdorimit. Hidheni dhe zëvendësojeni pajisjen sapo të shfaqen shenja dëmtimi të materialit tekstil ose të qepjeve. PËRBËRJA: 80% silikon, 20% material tekstil poliamid/elastan. Në rast dhimbjeje ose të ndonjë reaksioni tjetër të pazakontë, kontaktoni mjekun tuaj. Çdo incident i ndodhur në lidhje me produktin duhet t’i raportohet prodhuesit dhe autoritetit kompetent shëndetësor. Kompania MILLET Innovation nuk mban përgjegjësi në rast të përdorimit të produktit në kundërshtim me rekomandimet e prodhuesit.

Additional information

Madhesia

S, M, L