Almotriptan Eg 12.5 Mg X 6 Tableta

Category:

Description

KY PRODUKT BLIHET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!

ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg, tablete e veshur

Almotriptan

Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta merrni këtë bar.
– Ruajeni këtë fletudhëzim . Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
– Nëse keni pyetje të tjera, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj.
– Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni ate të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre edhe
nëse simptomat i kanë të njejta me tuajat.
– Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk
është përfshirë në këtë fletudhëzim , ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çka është ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg , tablete e veshur dhe për çka përdoret
2. Çka duhet të dini para se të merrni ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg, tabletë e veshur
3. Si ta merrni ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg, tabletë e veshur
4. Efektet anësore të mundshme
5. Si ta ruani ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg, tabletë e veshur
6. Informata shtesë
1. ÇKA ESHTE ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg, tabletë e veshur DHE PER ÇKA
PERDORET
ALMOTRIPTAN EG është një medikament kunder migrenes qe i perket klasës së
receptorëve selektivë agonistë të serotoninës.
Indikacionet terapeutike
ALMOTRIPTAN EG ka aftesinë të ulë përgjigjen inflamatore te shoqeruar me migrenë duke
u lidhur me receptorët serotonergjike në enët e gjakut të trurit dhe duke bere qe ato të
ngushtohen.
ALMOTRIPTAN EG përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të kokës që lidhen me sulmet e
migrenës me ose pa aurë.
2. ÇKA DUHET TE DINI PARA SE TE MERRNI ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg,
tablete e veshur
Kunderindikacionet
Mos merrni ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg tabletë e veshur re rast se :
● Nëse jeni alergjik (tepër i ndjeshëm) nga almotriptani apo ndonjë nga përbërësit e tjerë të
këtij ilaçi të përmendur në piken 6,
● Në qoftë se ju vuani ose keni vuajtur nga sëmundje të caktuara kardiovaskulare të tilla si:
● infarkt miokardi;
● siklet apo dhimbje në gjoks qe ndodhin zakonisht nga ushtrimet apo stresi;

● Problemet pa dhimbje të zemrës;
● dhimbje gjoksi qe ndodh kur je shtrire;
● hipertension i rëndë;
● hipertensioni i moderuar ose i butë qe nuk rregullohet nga trajtimi.
● një histori infarkti ose reduktim i rrjedhës së gjakut në tru;
● histori të çrregullimeve periferike te qarkullimit (veçanërisht në arteriet e duarve dhe
këmbëve);
● nëse jeni duke marrë barna të tjera për trajtimin e migrenës, duke përfshirë ergotamine,
Dihidroergotamina dhe methylsergide, ose agonistë te tjerë të receptorëve të serotoninës si
sumatriptan;
● sëmundje të rënda të mëlçisë
Paralajmerimet perkatese per perdorim ; verejtjet e vecanta
Keni kujdes te vecante me ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg,tablete e veshur:
• nëse lloji juaj i migrenës nuk është diagnostikuar;
• Nëse jeni alergjik (tepër i ndjeshëm) ndaj disa antibiotikëve të caktuar të përdorur zakonisht
në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar (sulfonamidet);
• nëse simptomat tuaja ndryshojnë nga sulmet tuaja të zakonshme te migrenës (pëshpëritje në
vesh ose marramendje, duke kaluar paralizë të njëanshme, ose paraliza e syrit ose simptoma të
tjera të reja);
• nëse keni ndonjë nga faktorët e riskut kardiovaskular të mëposhtem : hipertension të
pakontrolluar, kolesterol të lartë, obezitet, diabet, pirja e duhanit, historia familjare e
sëmundjes së zemrës, grua ne postmenopauze, njeri mbi 40 vjeç;
• nëse keni sëmundje hepatike te lehtë ose të moderuar;
• në qoftë se ju keni sëmundje të rende te veshkave;
• në qoftë se ju jeni mbi 65 vjeç (ju keni më shumë të ngjarë që të vuani nga tensioni i lartë I
gjakut).
• nëse jeni duke marrë ilaçet kundër depresionit SSRI (frenues selektive te riperthithjes se
serotonines) ose NSRIs ( frenuesit e riperthithjes se serotonin dhe norepinefrine).
Eshte vene ne dukje se përdorimi i tepruar i barnave anti-migrenë mund të çojë në dhimbje
koke kronike te përditshme.
Fëmijët dhe adoleshentët nën 18 vjec
ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg,tablete e veshur nuk duhet te perdoret nga femije dhe
adoleshente nen moshen 18 vjec.
Të moshuarit (mbi 65 vjec)
Nese ju jeni mbi 65 vjec, konsultohuni me mjekun tuaj perpara se të përdorni këtë ilaç.
Nderveprimet me barnat e tjera

Marrja e barnave te tjera
● Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit, ose
mund të merrni barna të tjera.
● Ju duhet t'i tregoni mjekut tuaj:
● në qoftë se ju jeni duke marrë medikamente për trajtimin e depresionit të tilla si frenuesit
monoamine oksidaze (per shembull moklobemid), frenues selektive te riperthithjes se
serotonines (p.sh, fluoksetine), ose frenuesit selektive te riperthithjes se serotonines dhe
noradrenalines (per shembull velanfaksine) sepse ata mund të shkaktojnë sindromën e
serotoninës, një reagim potencialisht vdekjeprurëse I ilacit. Simptomat e kesaj sindrome
përfshijnë: konfuzion, nervozizem, ethe, djersitje, lëvizjet e pakoordinuara te gjymtyrëve
dhe syve, kontraktimet e pakontrolluara muskulore ose diarre;
● nëse jeni duke marrë ilace kunder semundjes se lise pasi kjo mund të shkaktojë efekte
negative.
● almotriptani nuk duhet të merret në të njëjtën kohë me ilaçe si :ergotamine që janë
përdorur edhe në trajtimin e migrenës. Megjithatë, këto produkte mund të merren njëri pas
tjetrit, ne vijim te kohes se rekomanduar ndërmjet marrjes se dy barnave:
● pas marrjes se almotriptanit, është e rekomanduar qe pacienti të presë të paktën 6 orë para
marrjes së ergotamines;
● pas marrjes se ergotamines, është e rekomanduar qe pacienti të presë të paktën 24 orë para
se të marrë almotriptanin.
Perdorimi nga grate shtatzena ose ato qe japin gji
Shtatzënia dhe gjidhenia
Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, mendoni se mund të jeni shtatzënë ose planifikoni një
shtatzëni, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshillim përpara marrjes së këtij ilaçi.
Të dhënat në dispozicion në gratë shtatzëna janë shumë të kufizuara. Sidoqoftë,
ALMOTRIPTAN EG ,12.5 mg tablete e veshur duhet të përdoret gjatë shtatzënisë vetëm kur
të përshkruhet nga mjeku juaj pas vlerësimit të përfitimeve dhe rreziqeve.
Është mirë të shmangni ushqyerjen me gji brenda 24 orëve nga marrja e këtij ilaçi.
Efektet mbi aftesine per te ngare veturen ose perdore makineri
Ngasja e automjeteve dhe përdorimi i makinerive
ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg, tablete e veshur mund të shkaktojë përgjumje. Në këtë
rast,mos ngisni veture dhe mos perdorni makineri.
3. SI TA MERRNI ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg, tablete e veshur
ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg, tablete e veshur duhet të përdoret për trajtimin e sulmit të
migrenës dhe jo për parandalimin e migrenës.
Gjithmonë merrni dozën e rekomanduar nga mjeku juaj. Nëse keni dyshim, konsultohuni me
mjekun apo farmacistin tuaj.

Dozimi
Të rriturit (18-65 vjeç)
Doza e rekomanduar është 1 tabletë prej 12.5 mg që duhet marrë sa më shpejt që të jetë e
mundur pas fillimit të dhimbjeve të kokës.
Nëse nuk lehtësoheni pas tabletës së parë, një tabletë e dytë nuk duhet të merret gjatë së
njëjtës krizë.
Në rast të lehtësimit pas marrjes së parë dhe pastaj përsëritjes së dhimbjes brenda 24 orëve,
mund të merret një tabletë e dytë, me kusht që të mbahet një interval prej të paktën 2 orësh
midis dy marrjeve.
Rekomandohet të mos tejkaloni dozën maksimale prej 25 mg në 24 orë (pra jo me shume se
dy tableta).
Sëmundje të rënda të veshkave
Nëse keni sëmundje të rënda të veshkave, mos e tejkaloni dozën maksimale prej 12.5 mg në
24 orë.
Rruga e perdorimit
Tableta duhet të gëlltitet me nje gote ujë dhe mund të merret me ose pa ushqim.
ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg, tablete e veshur duhet të merret sa më shpejt që të jetë e
mundur pas fillimit të dhimbjeve të kokës, edhe pse është gjithashtu efektive kur merret pak
më vonë.
Simptomat ne rast mbidozimi dhe masat qe duhen ndermarre
Nëse merrni më shumë ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg tableta të veshura se sa qe duhet:
Nëse merrni aksidentalisht shumë tableta, ose nëse dikush tjetër ose një fëmijë ka marrë këtë
medikament, menjëherë konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Masat qe duhet te ndermerren kur te jene humbur nje apo me shume doza
Nëse harroni të merrni ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg tabletë të veshur:
Ndiqni recetën tuaj. Mos e dyfishoni dozen për të kompensuar dozën e humbur.
4.  EFEKTET ANESORE TE MUNDSHME
Sikursei të gjitha barnat, ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg, tablete e veshur mund të shkaktojë
efekte anësore, megjithese ato nuk paraqiten tek te gjithe.
Efektet anësore të zakonshme (1 deri në 10 pacientë në 100):
• marramendje;
• të qenët i përgjumur;
• te përziera;
• të vjella;
• lodhje.
Efektet anësore të pazakonshme (1 deri 10 pacientë për 1000):

• ndjesi shpimi, mpirje të lëkurës (parestezia);
• dhimbje koke;
• fishkëllimë, kumbim në veshë (tringëllimë në veshët);
• palpitacione;
• shtrëngim në fyt;
• diarre;
• tretje e vështirë (dispepsi);
•gojë e thatë;
• dhimbje e muskujve (mialgji);
• dhimbje kockore;
•dhimbje gjoksi;
• lodhje (astenia).
Efektet anësore shumë të rralla (më pak se 1 në 10000 pacientë):
• vazokonstriksioni jonormal i arterieve koronare;
• infarkti miokardial;
• ritmi i përshpejtuar i zemrës (takikardia).
Efektet e padëshiruara të frekuencës së panjohur (frekuenca nuk mund të vlerësohet
nga të dhënat e disponueshme):
• reaksione alergjike (reaksione të mbindjeshmërisë), përfshirë edemën e gojës, të fytit ose të
duarve (angioedemë);
• reaksione të rënda alergjike (reaksione anafilaktike);
• kriza konvulsive;
• Dëmtimi i shikimit, pamja e paqartë (çrregullimet vizuale mund të shfaqen edhe gjatë vetë
krizës së migrenës).

Gjatë marrjes së ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg, tablete e veshur menjëherë tregoni mjekut
tuaj nëse keni dhimbje ose ngushtësi në gjoks ose ngushtësi në fyt ose ndonjë simptom tjetër
që tregon infarktin miokardiak. Në këtë rast, lajmëroni menjëherë mjekun tuaj dhe ndaloni
marrjen e ALMOTRIPTAN EG 12.5 mg, tablete e veshur .
Deklarimi i efekteve anësore
Nëse keni ndonjë efekt anësor, bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj. Kjo vlen edhe për
çdo efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhezim. Reagimet negative gjithashtu mund të
raportoni direkt nëpërmjet sistemit kombëtar të raportimit: Agjencia Kombëtare për Sigurinë
e Barnave dhe Produktet Shëndetësore (ANSM) dhe rrjeti i Qendrave Rajonale të

Farmakovigjilencës – website: www.ansm.sante.fr).Duke raportuar reagimet negative, po
ndihmoni për të dhënë më shumë informacion rreth sigurisë së barit.
5. SI TA RUANI ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg, tablete e veshur
Femijet te mos kene qasje ne kete bar.
Mos e përdorni këtë ilaç pas datës së skadimit të shenuar në paketim . Data e skadencës i
referohet ditës së fundit të atij muaji.
Barnat nuk duhet të hidhen apo eleminohen nëpërmjet ujërave të zeza apo mbeturinave
shtëpiake. Pyesni farmacistin për shkatërrimin e barnave që nuk janë përdorur. Këto masa do
të ndihmojnë për të mbrojtur mjedisin.
6. INFORMATA SHTESE
Çka permban ALMOTRIPTAN EG 12,5 mg , tabletë e veshur
● Substanca aktive është :
Almotriptan 12,50 mg
Në formën e almotriptan malate 17,50 mg
Për një tabletë të veshur
● Përbërësit e tjerë janë :
Bërthamë :
Celuloza mikrokristaline, manitol, niseshte karboksimetil natriumi (tipi A), povidone K29-32,
stearil fumarat natriumi.
Fleta mbështjellëse:
Opadri i bardhë (02B580001): Hipromeloza (E464), dioksid titaniumi (E171), makrogol 400,
dylli i karnaubës.
Si duket ALMOTRIPTAN EG12.5 mg tablet e veshur dhe përberja e paketimit :
Ky bar është i disponueshëm si një tabletë e rrumbullakët, e bardhë, e veshur me film.
Kuti prej 2,3, 4, 6, 9, 12 ose 14 tableta.
Jo të gjitha paketimet mund të tregtohen.
Bartesi i Autorizimit per Marketing
EG LABO – LABORATOIRES EUROGENERICS