Amoxicilline Eg® 1g X 14 Tableta Te Tretshme Ne Uje

Category:

Description

KY BAR BLIHET VETEM NE BARNATORE DHE VETEM ME RECETE MJEKU!

AMOXICILLINE EG® 1g

Tablete e tretshme

Amoksicilin trihidrat

Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim përpara se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, apo ndonjë dyshim pyesni për më tepër informacion mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar vetëm për ju. Mos ua jepni atë të tjerëve. Mund t’i dëmtojë edhe nëse kanë të njëjtat simptoma me ju.
  • Nëse ndonjë prej efekteve të padëshirueshme behët serioz ose nëse vini re ndonjë efekt të padëshiruar që nuk përshkruhet në këtë fletë udhëzues, ju lutemi flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzim :

  1. ÇKA ËSHTË AMOXICILLINE EG 1g, tablete e tretshme DHE PËR SE PËRDORET
  2. ÇFARË DUHET TË DINI PËRPARA SE TË PËRDORNI AMOXICILLINE EG 1g, tablete e tretshme
  3. SI TË PËRDORNI AMOXICILLINE EG 1g, tablete e tretshme
  4. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE
  5. SI TA RUANI AMOXICILLINE  EG 1g, tablete e tretshme
  6. INFORMACIONE TË MËTEJSHME
  7. ÇKA ËSHTË AMOXICILLINE EG 1 g, kapsulë DHE PËR SE PËRDORET
  • Ky bar është një antibiotik i familjes së beta-laktameve, të grupit të aminopenicilinave.
  • Ky bar keshillohet për trajtimin e infeksioneve bakteriale qe shkaktohen nga mikrobet e ndjeshme.
  • Ky bar keshillohet edhe ne trajtimin e ulçerave të stomakut ose të duodenit tek te rriturit
  1. ÇFARË DUHET TË DINI PËRPARA SE TË PËRDORNI AMOXICILLINE EG 1 g, tablete e tretshme

Mos merrni kurrë  AMOXICILLINE  EG 1 g, tablete e tretshme në rast se:

  • në rast se jeni alergjik nga antibiotikët e familjes së beta-laktameve (penicilinave dhe cefalosporinave)  ose të njërit prej përbërësve të tjerë të këtij bari (shiko paragrafin  “Çfare përmban AMOXICILLINE EG 1 g, tabletë e tretshme ?”).
  • në rastin e fenilketonurisë (sëmundje e trashëguar e zbuluar që në lindje), si rezultat i pranisë së aspartamit.

Ky medikament NUK DUHET TË PËRDORET  i kombinuar me metotreksatin (shiko “Marrja ose perdorimi i barnave te tjera ”).

Bëni kujdes me AMOXICILLINE  EG 1 g, tabletë e tretshme:

Paralajmёrime te vecanta

Cdo reaksion alergjik qe vrojtohet (si shpërthim puçrrash dhe njollash në lëkurë, kruarjeve, prurit.) gjatë trajtimit duhet të raportohet menjëherë tek mjeku.

Para se të filloni përdorimin e ketij bari, lajmeroni mjekun tuaj ne rast se keni perdorur antibiotikë të tjerë më parë (edhe nese antibiotiku qe keni marre me pare i perket nje klase tjeter ) pasi qe ka mundesi per reaksione alergjike : urtikarie ose shpërthim  puçrrash, njollash, te shoqëruara me kruarje, ënjtje e shpejtë e fytyrës  dhe qafës (edema e Quinck-ut).

Shfaqja e një skuqje në të gjithe trupin në fillim të trajtimit të sëmundjes, shoqëruar me puçra edhe me ethe, na bën të dyshojmë për një reaksion alergjik te rende te quajtur puçrrizim lëkuror akut  i gjeneralizuar (shih  “4. Efektet e mundshme anesore”) ; lajmëroni menjëherë mjekun tuaj nëse duhet te vazhdoni  trajtimin ose jo ; ky lloj reaksioni kundërindikon perdorimin e amoksicilinës vetem apo te kombinuar me nje tjeter lende aktive.

Masa paraprake per perdorimin  e barit

Lajmëroni mjekun tuaj në rast se vuani nga insufiçenca renale.

Pini sa me shume uje gjate kohes qe merrni kete bar.

Perdorimi i ketij bari mund te na jape rezultate false të analizave biologjike si : testi Coombs, glicemi, serum i proteinave totale,  prania e glukozes ne urine. Lajmëroni mjekun tuaj që jeni duke marre amoksiciline, ne rast se duhet te beni ekzaminimet e siperpermendura.

Administrimi i  dozave të medha të beta-laktameve tek pacientet qe vuajne nga  insufiçensa renale ose tek pacientet qe me pare kane pasur konvulsione, epilepsi te trajtuara ose demtime meningeale,  mund të shkaktoje shfaqjen e konvulsioneve.

Marrja direkt e tabletës  pa e tretur në ujë  kundërindikohet tek fëmijët nën moshën 6 vjeç pasi qe  ai mund ta gëlltisë dhe të mbytet.

Marrja ose përdorimi i barnave të tjera

Ju lutemi lajmeroni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftëse keni marrë më parë ose jeni duke marrë aktualisht barna të tjera, sidomos nese keni marrë metotreksat ,apo edhe nese keni marre ndonje bar tjeter pa pershkrimin e mjekut.

Shtatzënia

Në rast nevoje, ky bar mund te merret gjatë shtatzënise.

Keshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni cdo lloj bari.

Ushqyerja me gji.

Ky bar mund te merret nga nena ne periudhen qe ushqen femijen me qumesht gjiri.

Nëqoftëse tek i porsalinduri shfaqen çrregullime të tilla si diarre,  puçra në lëkure, kandidozë  (infeksion nga kërpudha mikroskopike), njoftoni menjëherë mjekun tua,j  i cili do tju këshilloje se  çfare duhet te bëni lidhur me perdorimin e barit,pasi qe keto efekte tek femija juaj mund te jene shkaktuar si pasoje e perdorimit te amoksicilines nga nena.

Duhet të këshilloheni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë bar.

Informacione të rëndësishme që kanë të bëjnë me përbërësit e AMOXICILLINE  EG 1 g, tablete e tretshme :   

Ky bar përmban aspartam (E951) (grupi i fenilalaninës).

  1. SI TË PËRDORNI AMOXICILLINE EG 1g, tablete e tretshme

Kjo formë tablete prej 1 g indikohet per dozime me te larta se ose te barabarta me sasine 2 g në ditë.

Ekzistojnë forma farmaceutike të tjera të amoksicilinës, qe jane me te pershtatshme per doza ditore me te ulta se 2 g ne ditë (për të rriturit), dhe forma farmaceutike te tjera me te pershatshme për fëmijët.

Në cdo rast  ndiqni rreptësisht këshillat e  përcaktuara nga mjeku.

Dozimi

Dozimi behet ne varesi te sëmundjes që do te trajtohet.

Dozat e përshkruara mund të variojnë si me poshte:

  • të rriturit: 1 g deri 6 g në ditë ,
  • fëmijët: 25 mg/kg deri 150 mg/kg në ditë.

Rast i veçantë i trajtimit te infeksioneve te fytit :

  • të rriturit : 2 g/ditë ne 2 doza te ndara ,
  • fëmijët mbi 30 muajsh: 50 mg/kg/ditë , ne 2 doza te ndara per 6 dite.

Dozimi duhet pershtatur tek pacientet me insufiçensë renale, ne varesi te gjendjes se pacientit.

Në qoftëse ju duket që efekti i AMOXICILLINE EG 1 g, tabletë e tretshme është shumë i fortë ose shumë i dobët, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Mënyra dhe rruga e administrimit te barit

Rruge orale.

Ky bar mund të merret përpara, gjatë ose pas ngrënies.

Tabletat mund të pihen direkt me një gotë ujë ose të treten në një gjysmë gote ujë para gëlltitjes.

Frekuenca e Administrimit

Në përgjithësi dy ose tre herë në ditë.

Kohëzgjatja e trajtimit

Për të qënë sa më efikasë ky antibiotik duhet të përdoret rregullisht në dozat e treguara  dhe gjithashtu edhe për një kohë të gjatë ashtu siç këshillohet nga mjeku juaj.Zhdukja e ethes ose e të gjitha simptomave të tjera nuk tregon që ju jeni shëruar plotësisht.

Shfaqja aktualisht e lodhjes nuk është shkaktuar nga trajtimi me antibiotikë por nga vetë infeksioni me të.  Mbetet në këtë rast të zvogëlohet ose të ndërpritet trajtimi juaj duke qënë i paefekt dhe të vonohet shërimi juaj.

Nëse keni marrë më tepër AMOXICILLINE EG 1 g, tableta të tretshme se zakonisht: konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj.

Në se keni harruar të merrni AMOXICILLINE EG 1 g, tabletë e tretshme : TRAJTIMI  DUHET të kryhet normalisht,  pa marre parasysh dozën që keni harruar. Mos merrni kurre dyfishin e dozës, për të kompensuar dozën që  keni harruar të merrni me pare.

  1. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE

Si të gjitha barnat AMOXICILLINE EG 1 g, tabletë e tretshme mund të shaktoje efekte të padëshiruara,  megjithëse ato nuk shfaqen tek të gjithë pacientet :

  • Efektet frekuente te vrojtuara, ne me pak se 1 ne 10 paciente dhe me shume se 1 ne 100 paciente:
  • Të vjella, diarre.

Në rast se diarrhea shfaqet pergjatë trajtimit me kete bar, lajmeroni menjehere mjekun.

KURRË MOS MERRNI BAR ANTIDIARREIK  PA RECETËN E MJEKUT.

  • Shpërthim puçrrash.
  • Kandidozë e lekurës ose e mukozave (infeksion nga kërpudha mikroskopike).
  • Efektet e vrojtuar më rralle ,në më pak se 1 pacient ne 100 gjithsej dhe në më tepër se 1 pacient ne 1000 gjithsej:
  • Të vjella.
  • Urtikarie dhe kruarje (pruritus).
  • Efektet  shume te rralla te vrojtuara ,në më pak se 1 pacient ne 10 000 gjithsej:
  • Leukopeni (e ulin më shumë ose me pak numrin e rruazave të bardha), neutropeni (ulje e rruazave  të bardha : neutrofilet në gjak), agranulocitozë  (ulje e konsiderueshme e rruazave  të bardha : neutrofilet), trombocitopeni (ulje e numrit te trombociteve), anemi hemolitike e kthyeshme (nga shkatërrimi i rruazave të kuqe).
  • Alergji e përgjithshme (që ka të bëjë me shok alergjik), sëmundje serike (shpërthim puçrrash me ethe dhe dhimbje te artikulacioneve), vaskulitis alergjik (inflamacion i enëve të vogla (kapilarëve të gjakut) (shih  “Merrni masa të veçanta /Paralajmërime”).
  • Kolit pseudo-membranoz (inflamacion i zorrëve shoqëruar me diarre dhe/ose dhembje abdominale ), kolit ulcerativ (inflamacion i zorrëve shoqëruar me diare dhe/ose gjakderdhje).
  • Hepatit (inflamacion i mëlçisë), verdhëz .
  • Eritemë e lëkures ,sindromë e Stevens-Johnson-it, sindromë e Lyell-it (renie e lëkurës në të gjithë trupin), dermatit buloz ose eksfoliativ ( inflamacion i lëkurës shoqeruar me flluska).
  • Ekzanteme pustuloze akute e gjeneralizuar (me skuqje gjithandej të të gjithë trupit me puçrra dhe shoqëruar me ethe) (shih “ Masa të Veçanta /Paralajmërime”).
  • Efekte me frekuence te papercaktuar :
  • Alergji që shfaqen në një gjendje më pak ose më shumë të rënduar : angioedema (ënjtje e menjëhershme e fytyrës ose e qafës), vështiresi në frymëmarrje, urtikarie (shih  “Masa të veçanta /Paralajmërime për përdorim”).
  • Eozinofili (rritje e rruazave të  bardha të gjakut).
  • Vertigo (marrje mëndësh)
  • Nefrit intersticial (sëmundje inflamatore të veshkave), kristaluri (prani e kristaleve në urinë).
  • Ritje e moderuar ose kalimtare e  transaminazave (enzimave të mëlçisë) në gjak.

Në rast se vrojtoni ndonje  efekt të padëshirueshëm, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Konsultohuni me mjekun ne cdo rast qe vrojtoni efekte te padeshirurara te cilat nuk jane permendur ne kete fleteudhezim..

  1. SI TA RUANI AMOXICILLINE EG 1 g,tablete e tretshme

Të mbahet larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.                                                                                                         Të mos përdoret  AMOXICILLINE  EG 1 g, tablete e tretshme, pas datës së skadencës që ndodhet e shkruar në kuti.

Nuk ka nevojë për masa të veçanta për ruajtje.

Barnat nuk duhet të eleminohen nëpërmjet ujrave të zeza ose mbeturinave. Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj çfarë duhet të bëni me barnat e papërdorura. Këto masa do të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

.

  1. INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Cfarë përmban  AMOXICILLINE EG 1 g, tableta të tretshme ?

  • Substanca aktive është :

Amoksicilina ………………………………………………………………………………….. 1 g

Në formën e amoksiciline trihidrat.

Për një tabletë të tretshme.

  • Përbërës të tjerë janë :

Silic koloidal anhider, aspartam (E951), aromë mandarinë-portokall-limon *, krospovidon , stearat magnezi,  celulozë  mikrokristaline.

*përbërja e aromës mandarine-portokall-limon: vaj esencial mandarine, vaj esencial portokalli, vaj esencial limoni, ionone, citral, antranilat metili, maltodekstrinë .

Cfare eshte AMOXICILLINE EG 1 g dhe cfare përmban paketimi i jashtëm ?

Ky bar paraqitet në  formën e nje  tabletë të tretshme, kuti me nga 3, 6 ose 14 tableta.

Mbajtësi i Autorizimit per Marketing

EG LABO – Laboratoires EuroGenerics