Antarene Gel

Category:

Description

KY PRODUKT SHITET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!

ANTARENE, xhel 5 %
Ibuprofen

Lexojeni tё gjithё kёtё fleteudhezues me kujdes pёrpara se tё filloni tё pёrdorni kёtё medikament.Ai
pёrmban informacion tё rёndesishёm pёr trajtimin tuaj.
Nёse keni pyetje ose jeni nё dyshim, pyesni mjekun ose farmacistin.
Mbajeni kёtё fletёpёrshkrues. Mund tju duhet ta lexoni pёrsёri.
Nёse simptomat vazhdojne tё jenё tё pranishme ose pёrkeqesohen, konsultohuni me mjekun tuaj.
Nёse ndonjё prej efekteve anёsore bёhet serioz, ose nёse vini re ndonjё efekt anёsor tё palistuar nё kёtё
fletёudhezues, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti juaj.
Pёrmbajtja e fletёudhezuesit
1. ÇFARË ЁSHTЁ ANTARENE 5 % GEL DHE KUR PЁRDORET
2. ÇFARË DUHET TЁ DINI PARA SE TЁ PЁRDORNI ANTARENE 5 % GEL
3. SI PЁRDORET ANTARENE 5 % GEL
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
5. SI RUHET ANTARENE 5 % GEL
6. INFORMACIONE TЁ MЁTEJSHME
1. ÇFARË ESHTE ANTARENE 5% GEL DHE KUR PЁRDORET
Grupi terapeutik
Antiinflamator jo-steroidik.
Indikacionet
Kёshillohet pёrdorimi tek tё rriturit(mbi 15 vjec), pёr trajtim lokal afatshkurtёr si nё kёto raste:

 Kontuzione (shembjet, traumat e mesme,ndrydhje e lehtё)
 tendonitis (inflamacion,fryrje,enjtje,tё tendineve)
2. ÇFARË DUHET TЁ DINI PARA SE TЁ PЁRDORNI ANTARENE 5 % GEL
Kundёrindikimet
ANTARENE 5 % Gel nuk duhet pёrdorur nё rastet si mё poshtё:

 Qё nga muaji 6-tё I shtatzanisё
 nёse keni pasur histori alergjie nga ky ilac ose nga ilace tё tjera, si antiinflamatorё tё tjerё jo-
sterioidik,aspirina
 nёse keni pasur histori alergjie nga ndonjё prej pёrbёrёsve tё ilacit
 nёse keni lёkurё tё dёmtuar,lezione,ekzema,plagё tё infektuara,diegie

Masa paraprake;Paralajmёrime tё vecanta
Kini kujdes tё vecantё me ANTARENE 5 % Gel :
Ndiqni udhёzimet e pёrdorimit

 asnjёherё mos aplikoni doza mё tё larta se sa doza e rekomanduar
 mos e aplikoni nё zona tё medha tё trupit
 respektoni frekuencёn dhe kohёzgjatjen e trajtimit

Ndёrveprimet me barna tё tjera
Nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit ndonjë ilaç tjetër, duke përfshirë këtu edhe ilaçet qe merren
pa recetë, bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Ndёrveprimet me ushqimin dhe pijet
Nuk ka.
Ndёrveprimet me lёndё bimore ose me terapitё alternative
Nuk ka.
Pёrdorimi gjatё shtatzanisё dhe ushqyrjes me gji
Shtatzania
Ky ilac mund tё pёrdoret gjatё 5 MUAJVE TE PARE tё shtatzanise vetёm nёse rekomandohet nga mjeku.Nga
muaji i 6-tё i shtatzanise,NE ASNJE RAST nuk duhet ta merrni VETE kёtё ilac .Megjithёse mundёsia e kalimit tё
ilacit nё gjak ёshtё e ulёt,gjithsesi kjo mundёsi nuk mund tё pёrjashtohet.Nё kёtё rast,kalimi ne gjak i ilacit mund
tё ketё pasoja tё rёnda kardio-pulmonare dhe renale pёr fёmijёn tuaj, qoftё edhe me njё aplikim tё vetёm.
Ushqyerja me gji
Antiinflamatorёt jo-steroidik mund tё kalojnё nё qumёshtin e gjirit, prandaj duhet shmangur pёrdorimi i tyre tek
gratё qe ushqejnё femijёt me gji.
3. SI PЁRDORET ANTARENE 5 % GEL
Dozat, Rruga e administrimit, Frekuenca e administrimit, Kohёzgjatja e trajtimit
Doza e zakonshme ёshtё : 3 herё nё ditё nga njё aplikim.
Aplikim lokal.
Apikojeni xhelin duke e pёrhapur me njё masazh tё butё pёrgjatё gjithё vendit tё enjtur.
Lani mirё duart pas pёrdorimit.
Trajtimi mund tё vazhdojё deri nё 5 ditё pa recetё mjeksore.
Ne rast se keni perdorur me shume ANTARENE 5 % Gel se sa duhet: Shpёlajeni me uje tё bollshёm.
Nё rast se keni harruar tё aplikoni ANTARENE 5 % Gel:Mos merrni njё dozё tё dyfishtё pёr tё zёvendёsuar
dozёn qё keni harruar.
4. EFEKTET ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Nё raste tё vecanta mund tё ndodhin reaksione alergjike:
 Alergji e lёkurёs,
 Reaksione alergjike tё frymёmarrjes(atak astme),
 Alergjie pёrgjithshme.
Gjithashtu mund tё ndodhin:
 Efekte lokale si skuqja e lekurёs,
 Efekte tё tjera sistemike tё antiinflamatoreve jo-steroidik,nё varёsi tё sasisё sё xhelit qё keni
aplikuar,sipёrfaqes sё trajtuar dhe gjendjes sё saj,kohёzgjatjes sё trajtimit dhe pёrdorimit ose jo tё
veshjeve tё ngushta.
5. SI RUHET ANTARENE 5 % GEL
Mbajeni larg nga fёmijёt.
Data e skadencёs Mos pёrdorni ANTARENE 5 % Gel pas datёs sё skadencёs tё shkruar nё kuti.
Kushtet e ruajtjes Nuk kёrkon kushte tё vecanta pёr tu ruajtur.
6. INFORMACIONE TЁ MЁTEJSHME
Cfarё pёrmban ANTARENE 5 % GEL
Substanca aktive: ibuprofen 5.00 g per 100 g.
Lёndёt ndihmёse: hidroksietilceluloza,hidroksidnatriumi, alkoolbenzilik, alkoolizopropilik,ujё i purifikuar.
Forma farmacaeutike dhe pёrmbajtja: Ky ilac ёshtё nё formёn e xhelit pёr lёkurёn, nё tubet 50 g dhe 100 g.

Mbajtёsi I Autorizimit pёr Marketing
Laboratoire ELERTE