Antarene 200mg X 30tbl

Category:

Description

KY PRODUKT SHITET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!

 

ANTARENE 200 mg, tabletё e veshur me film

Ibuprofen

Kёshillohet tё lexoni me kujdes kёtё fletёpёrshkrues para se tё pёrdorni medikamentin. Pёrmban informacione tё
rёndёsishme per trajtimin tuaj.
 Ky medikament mund tё pёrdoret pa recetёn e mjekut.
 Nёse simptomat janё persistente, nёse ato rёndohen mё shumё ose nёse shfaqen simptoma tё tjera, pyesni
farmacistin ose mjekun tuaj.
 Ky fletёpёrshkrues ju ndihmon ne pёrdorimin e mirё tё kёtij medikamenti. Ruajeni atё sepse mund tё keni
nevojё pёr ta rilexuar.
MBAJENI LARG NGA FËMIJËT.
Pёrmbajtja e fletёpёrshkruesit
1. ÇFARË ЁSHTЁ tableta e veshur ANTARENE 200mg, DHE KUR PЁRDORET
2. ÇFARË DUHET TЁ DINI PARA SE TЁ PЁRDORNI tabletёn e veshur ANTARENE 200mg
3. SI PЁRDORET tableta e veshur ANTARENE 200mg
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
5. SI RUHET tableta e veshur ANTARENE 200mg
6. INFORMACIONE TЁ TJERA

1. ÇFARË ЁSHTЁ tableta e veshur ANTARENE 200mg, DHE KUR PЁRDORET
Klasa farmakoterapeutike
ANALGJEZIK DHE ANTIPIRETIK
Indikacione terapeutike
Ky medikament pёrmban anti-inflamator jo steroid. Ky medikament duhet tё pёrdoret, nga personat e rritur dhe
fёmijёt qё kanё peshё mё shumё se 20 kg (rreth moshёs 6 vjeç), pёr trajtimin e temperaturёs qё zgjat pak dhe/ose
nё dhimbje koke, gjendje gripale, dhimbje dhembi dhe dhimbje tё tjera tё herёpashershme.
2. ÇFARË DUHET TЁ DINI PARA SE TЁ PЁRDORNI tabletёn e veshur ANTARENE 200mg
Kundёrindikime
Mos e merrni kurre tabletёn e veshur ANTARENE 200mg nё rastet e mёposhtme:
 Femrat qё janё mё shumё se 5 muajshe shtatzanё (24 jave amenorre),
 Personat qё kanё histori alergjie ose astme qё shkaktohet nga marrja e kёtij medikamenti ose nga
medikamente tё ngjashme, veçanёrisht nga anti-inflamatorё jo steroidё tё tjerё, acidi acetilsalicilik (aspirina),
 Persona qё kanё histori alergjie nga ndonjё prej pёrbёresve tё tjerё tёtabletёs,
 Persona qё kanё histori hemoragjie gastro-intestinale ose ulçerash qё lidhen me trajtimet e mёparshme me
AIJS (anti-inflamatorё jo steroidё),
 Personat qё kanё ulçer ose hemoragji stomaku ose te zorrёve, qё sapo u ka filluar ose qё u pёrsёritet
shpesh,
 Nё rast se kanё hemoragji gastro-intestinale, cerebrale ose hemoragjitё tjera,
 Nё sёmundje tё rёnda tё melcisё,
 Nё sёmundje tё rёnda tё veshkave,
 Nё sёmundje tё rёnda tё zemrёs,

 Nё lupus eritematosus sistemik,
 Nё fёmijёt mё pak se 6 vjeç ,rrezikojnё tё mbyten nga tableta.
NЁ RAST SE KENI ENDE DYSHIME, KЁSHILLOHUNI ME MJEKUN OSE FARMACISTIN TUAJ.
Masa paraprake; Paralajmёrime tё veçanta
Merrni masa paraprake tё veçanta me tabletёn ANTARENE 200 mg
Nё doza tё larta, mbi 1200 mg/ditё, ky medikament ka veçori anti-inflamatore dhe mund tё provokojё disa simptoma,
ndonjёherё tё rёnda qё janё tё ngjashme me medikamentet anti-inflamatore jo steroide.
Medikamentet si ANTARENE 200mg mund tё rrisin riskun e krizёs kardiake (“infarkti i miokardit”) ose tё aksidenteve
vaskulare cerebrale. Risku ёshtё me i madh kur rritet dozadhe kohёzgjatja e pёrdorimit.
Mos tejkaloni dozat e rekomanduara dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit.
Nёse keni probleme kardiake, nёse keni pasur njё aksident vaskular cerebral ose nёse mendoni qё keni njё faktor
risku pёr kёto lloj patologjish (pёr shembull nё rast presioni arterial tё rritur, diabeti, kolesteroli tё lartё ose nёse keni
pirё duhan) kёshillohuni mё parё me mjekun ose farmacistin tuaj.
Paralajmёrime tё veçanta
Tek femrat, tableta ANTARENE 200 mg mund tё ndikojё nё fertilitet. Pёrdorimi i tabletёs nuk rekomandohet tek
femrat qё dёshirojnё tё mbeten shtatzanё.Femrat qё kanё vёshtirёsi nё shtatzani ose ato qё janё duke kryer
ekzaminime mbi funksionin riprodhues, duhet tё kёshillohen mё parё me mjekun ose farmacistin e tyre para se tё
marrin kёtё tabletё.
Tё moshuarit kanё njё risk mё tё madh qё tё preken nga efektet e padёshiruara, kryesisht nga hemoragjitё gastro-
intestinale, ulçerat dhe perforacionet. Funksioni renal, hepatik dhe kardiak duhet tё monitorohen vazhdimisht. Dozimi
duhet tё jetё sa mё i ulёt dhe me njё kohёzgjatje tё shkurtёr deri nё lehtёsimin e simptomave.
PARA SE TЁ PЁRDORNI KЁTЁ MEDIKAMENT, KONSULTOHUNI ME MJEKUN TUAJ NË RAST SE:
 Keni histori astme tё shoqёruar me rinit kronik, sinusit kronik ose me polipe nasale Administrimi i kёtij ilaçi
mund tё shkaktoje krizё astmatike, kryesisht tek disa persona alergjikё ndaj acidit acetilsalicilik (aspirinёs)
ose ndaj njё anti-inflamatori josteroid (shihni rubrikёn “Mos e merrni tabletёn e veshur ANTARENE 200mg
nё rastet e mёposhtme”),
 Keni probleme me koagulimin, po trajtoheni me antikoagulantё. Ky medikament mund tё shkaktojёpasoja tё
rёnda gastro-intestinale,
 Keni histori mjekёsore nё sistemin digjestiv (hernie hiatale, hemoragji gastrointestinale, ulçera tё hershme tё
stomakut ose tё duodenit),
 Sёmundje tё zemrёs, mёlçisё ose tё veshkave,
 Tё variçeve. Ky medikament nuk kёshillohet ne raste te infeksioneve tё rёnda tё lёkurёs,
 Tё trajtimit të njëkohshëm me medikamente tё tjera qё shtojnё riskun e ulçerёs gastroduodenale ose tё
hemoragjisё, pёr shembull nga kortikoidёt oralё, nga antidepresantёt (tipi SSRI, pra Frenuesit Selektiv tё
Rikapjes sё Serotoninёs), nga medikamentet qё parandalojnё formimin e koagulave si aspirina ose nga
koagulantёt si varfarina. Nёkёtё rast, konsultohuni me mjekun para se tё merrni ANTARENE (shihni
rubrikёn “Marrja ose pёrdorimi i medikamenteve tё tjera”),
 Trajtimit me methotrexat me doza qё shkojnё mbi 20 mg nё javё ose me pemetrexed (shihni rubrikёn
“Marrja ose pёrdorimi i medikamenteve tё tjera”).
NЁSE GJATЁ TRAJTIMIT:
 Keni probleme me shikimin, NJOFTONI MJEKUN TUAJ,

 Keni hemorragji gastro-intestinale (dalje gjaku nga goja ose me fecet, ngjyrosje e feceve nё tё zezё),
NDALONI TRAJTIMIN DHE KONTAKTONI MENJЁHERЁ MJEKUN OSE URGJENCЁN
 Shfaqen shenja alergjie tё shkaktuara nga ky medikament, kryesisht njё krizё astmatike ose nje fryrje e
menjёhershme e fytyrёs dhe qafes (shihni rubrikёn “Efektet e mundshme anesore”), NDALONI TRAJTIMIN
DHE KONTAKTONI MENJЁHERЁ MJEKUN OSE URGJENCЁN
Ky medikament pёrmban njё anti-inflamator jo steroid qё ёshtё ibuprofeni.
Ju nuk duhet tё merrni nё tё njёjtёn kohё me kёtё medikament, tё tjerё medikamente qё pёrmbajnё anti-inflamator jo-
steroidik (pёrfshirё frenuesit selektiv tё ciklooksigjenazёs 2) dhe/ose acidin acetilsalicilik (aspirina). Lexoni me kujdes
fletepershkruesit e medikamenteve tё tjera qё ju merrni me qёllim qё tё siguroheni qё ato nuk pёrmbajnё anti-
inflamator jo steroid dhe/ose acid acetilsalicilik (aspirinё).
Ndёrveprimi me medikamente tё tjera
Marrja ose pёrdorimi i medikamenteve tё tjera:
KЁSHILLOHUNI ME MJEKUN OSE FARMACISTIN TUAJ NЁSE MERRNI OSE KENI MARRЁ KOHЁT E FUNDIT
NJЁ MEDIKAMENT TJETЁR, EDHE NЁSE ATЁ E KENI MARRЁ PA RECETЁ.
DISA MEDIKAMENTE NUK MUND TЁ PЁRDOREN NJЁKOHЁSISHT, NDЁRSA DISA TЁ TJERA KANЁ NEVOJЁ
PЁR NDRYSHIME SPECIFIKE (NЁ DOZЁ, PЁR SHEMBULL)
Njoftoni gjithmonё mjekun, dentistin ose farmacistin tuaj nёse merrni njё nga medikamentet e mёposhtme
njekohesisht me ANTARENE 200 mg tablet:
 Aspirinё (acid acetilsalicilik) ose tё tjerё anti-inflamatorё jo- steroidik
 Kortikosteroidё
 Antikoagulantё oralё si varfarina, heparina me injektim, antiagregantёt trombocitik ose trombolitikё tё tjerё si
ticlopidina
 Lithium
 Methotrexat
 Frenues tё enzimёs Angiotenzin konvertaza, diuretikё, beta-bllokues dhe antagonistё tё angiotenzinёs II
 Antidepresantё tё ndryshёm (SSRI)
 Pemetrexed
 Ciclosporine, tacrolimus.
Ndёrveprimi me ushqimet dhe pijet
Nuk ka.
Ndёrveprimi me produktet e fitoterapisё ose terapisё alternative
Nuk ka.
Shtatzёnia dhe ushqyerja me gji
KЁSHILLOHUNI ME MJEKUN OSE FARMACISTIN TUAJ PARA SE TЁ MERRNI CDO MEDIKAMENT.
Shtatzёnia
Gjatё trimestrit tё parё tё shtatzёnisё (pas 12 javёsh amenorre ose 12 javё pas ditёs sё pare tё ciklit tuaj tё fundit),
mjeku juaj mund t’ju pёrshkruajё kёtё medikament nёse do tё jetё e nevojshme.

Nga 2,5 deri nё 5 muaj shtatzёni tё kaluar (12 deri nё 24 javё amenorre), ky medikament nuk duhet tё pёrdoret, nёse
pёrshkruhet nga mjeku duhet marrё pёr njё kohёsa me tё shkurtёr. Nuk kёshillohet pёrdorimi i zgjatur i kёtij
medikamenti.
Nё mё shumё se 5 muaj shtatzёni (mё shumё se 24 javё amenorre), ju nuk duhet NЁ ASNJЁ MЁNYRЁ tё merrni
kёtё medikament, sepse efektet e tij tek fёmija juaj mund tё lёnё pasoja tё rёnda kryesisht nё sistemin kardio-
pulmonar dhe renal, qoftёedhe nga perdorimi i njё tabletё tё vetme.
Nёsё e keni pёrdorur kёtё medikament ndёrkohё qё jeni mё shumё se 5 muajshe shtatzёnё duhet tё flisni me
obstetёr-gjinekologun tuaj.
Ushqyerja me gji
Ky medikament kalon nё qumёshitin e nёnёs. Si masё kujdesi, duhet tё mos pёrdoret ky ilaç gjatё periudhёs sё
ushqyerjes me gji.
Aktiviteti sportiv
Nuk ka.
Drejtimi i makinёs dhe pёrdorimi i mjeteve tё ndryshme
Nё raste tё rralla, pёrdorimi i kёtij medikamenti mund tё shkaktojё marrje mendsh dhe probleme me shikimin.
Pёrbёrёsit mё efekt tё njohur
Nuk ka.
3. SI PЁRDORET tableta e veshur ANTARENE 200 mg
Shfaqja e efekteve tё padёshiruara mund tё parandalohet duke pёrdorur njё dozё sa mё tё vogёl tё ilaçit pёr njё
periudhё kohore sa mё tё shkurtёr deri nё lehtёsimin e simptomave.
Doza, Mёnyra dhe/ose rruga(ёt) e administrimit. Frekuenca e administrimit dhe Kohёzgjatja e trajtimit
Doza
E PЁRSHTATSHME PЁR TË RRITUR DHE FЁMIJЁT ME PESHЁ MBI 20 KG (me moshё rreth 6 vjeç).
Shenja dhimbjeje dhe/ose febrile
Tek fёmijёt, doza e zakonshme varion nga 20-30 mg/kg/ditё 3 herё nё ditё (pa tejkaluar dozёn 30 mg/kg/ditё).
Tek fёmijёt me peshё nga 20-30 kg (me moshё rreth 6-11 vjeç): 1 tabletё (200mg), qё mё pas tё mund tё merret nje
tjetёr tabletё pas 6 orёsh. Por megjithatё, nuk duhet tё merrni mё shumё se 3 tableta nё ditё (600 mg gjithsej).
Tek personi i rritur dhe fёmijёt mё peshё mё tё madhe se 30 kg (me moshё rreth 11-12 vjeç): 1-2 tableta (200mg-
400mg), qё mё pas tё mund tё merret nje tjetёr tabletё pas 6 orёsh. Por megjithatё, nuk duhet tё merrni mё shumё
se 6 tableta nё ditё (1200 mg gjithsej).
Meqёnёse tek tё moshuarit risku i efekteve tё padёshiruara ёshtё mё i madh, pёrdorni njё dozё sa mё tё vogёl tё
ilaçit pёr njё periudhё kohore sa mё tё shkurtёr deri nё lehtёsimin e simptomave.

Mos tejkaloni as dozat e rekomanduara as kohёzgjatjen e trajtimit (3 ditё nё rast temperature, 5 ditё nё rast
dhimbjesh).

Doza maksimale qё mund tё pёrdoret ёshtё 6 tableta nё ditё (1200mg).
Mёnyra dhe rruga e administrimit
Rruga orale.
Gёlltiteni tabletёn, pa e pёrtypur me dhёmbё, dhe shoqёrojeni me njё gotё uji.
Tabletat merren sipas preferencёs gjatё vaktit.
Frekuenca e administrimit
Marrja sistematike e kёtij ilaçi shmang luhatjet e dhimbjeve ose temperaturёs.
Marrja e dozave duhet tё ketё njё diferencё prej 6 orёsh.
Kohёzgjatja e trajtimit
Kohёzgjatja e pёrdorimit eshte e kufizuar nga:
 3 ditё nё rast temperature,
 5 ditё nё rast dhimbjesh.
Nёse dhimbja vazhdon pёr mё shumё se 5 ditё ose temperatura pёr mё shumё se 3 ditё, ose nёse ato rёndohen nё
rast tё shfaqjes sё njё shqetёsimi tjetёr, informoni mjekun tuaj mbi kёtё.
Nёse ju duket se efekti i ANTARENE, ёshtё shumё i fortё ose shumё i dobёt, atёhere konsultohuni me mjekun ose
farmacistin tuaj.
Nёse keni marrё mё shumё tableta ANTARENE nga sa duhet tё merrnit:
Nё rast se, aksidentalisht, merrni mё shumё tableta ose nё rast intoksikacioni, NDЁRPRISNI TRAJTIMIN DHE
KONSULTOHUNI MENJЁHERЁ ME MJEKUN.
Nёse harroni ta merrni tabletёn: mos merrni dyfishin e dozёs pёr tё kompensuar dozёn qe harruat tё merrnit.
Risku i sindromёs sё ndёrprerjes sё menjёhershme tё medikamentit
Nuk ka.
4. EFEKTET ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Ashtu si tё gjithё medikamentet, ANTARENE, mund tё japё efekte tё padёshiruara, por nuk shfaqen tek tё gjithё ata
qё e perdorin.
Medikamentet si ANTARENE, mund tё rrisin riskun e krizёs kardiake (infarktit tё miokardit) ose aksidenteve
vaskulare cerebrale.
Mund tё shkaktojnё reaksione alergjike:
 Kutane: çarje tё lёkurёs, kruarje, edemё, rёndim i urtikaries kronike,
 Respiratore, si krizat astmatike,
 Tё pёrgjithshme: fryrje e menjёhershme e fytyrёs dhe qafёs me prejardhje respiratore (angioedema).
Nё disa raste tё rralla, mund tё shkaktojё hemoragji gastrointestinale (shihni rubrikёn “Paralajmerime tё veçanta pёr
tabletёn ANTARENE”). Ky efekt mund tё shfaqet nёse doza e marrёёshtё mё e lartё se normalja.
Nё raste tё veçanta mund tё shfaqen dhimbje koke tё shoqёruara me nauze, tё vjella dhe forcim tё qafёs.

Nё raste edhe mё tё veçanta mund tё shkaktojё çarje tё lёkurёs ose tё mukozave (ndjesi djegieje e shoqёruar me
skuqje, flluska,tё çara, dhe ulçerime tё lёkurёs).
Nё disa raste, janё vёrejtur infeksione tё rёnda tё lёkurёs tek pacientёt qё kanё variçe.
Nё tё gjitha kёto raste,duhet ndёrprerё menjёherё trajtimi dhe tё njoftoni mjekun.
Gjatё trajtimit, mund tё shfaqen:
 Probleme digjestive: dhimbje stomaku, tё vjella, nauze, diarre, konstipacion,
 Nё disa raste, marrje mendsh, dhimbje koke, ndonjёherё probleme me shikimin, pakёsim i ndjeshёm i
sasisё sё urinёs, insuficiencё renale.
Nё tё gjitha kёto raste, duhet tё njoftoni mjekun tuaj.
Nё disa raste janё vёzhguar ndryshime nёbilancin hepatik ose ne formulёn e gjakut (ulje e numrit tё leukociteve ose
eritrociteve) qё mund tё rёndojnё gjёndjen.
Nёse ju vёreni efekte tё tjera tё padёshiruara qё nuk janё pёrmendur nё kёtё fletpershkrues, ose nёse disa prej
efekteve tё padёshiruara rёndohen, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI RUHET ANTARENE 200 mg, tablet e veshur
Mos lejoni qё ky medikament tё bjerё nё duart e femijёve.
Data e skadences
Mos e pёrdorni ANTARENE pas datёs sё skadencёs sё shkruar nё kuti.
Kushtet e ruajtjes
Nuk ka kushte tё veçanta ruajtjeje.
Kini kujdes nga disa shenja tё dukshme tё skadimit
Medikamentet nuk duhen hedhur nё ujёrat e zeza ose nё mbeturinat shtepiake. Pyesni farmacistin se çfarё duhet tё
bёni me medikamentet e papёrdorura. Marrja e kёtyre masave mundёson mbrojtjen e mjedisit.
6. INFORMACIONE TЁ TJERA
Substanca aktive ёshtё:
Ibuprofen ………………………………………………………………………………………………………… 200 mg

Pёr njё tabletё.

Pёrbёrёsit e tjerё janё:
Amidon misri, silic koloidal anhidёr, amidon misri i paraxhelatinizuar, acid stearik, Opadry tё bardhё(pigment i filmit
veshёs te tabletёs) (dioksid titani, hipromelozё), dyll palme(carnauba).
Forma farmaceutike dhe pёrmbajtja
Ky medikament paraqitet nё formё tablete. Kuti me 30 tableta.
Mbajtёsi i lejes sё marketingut/Fabrikuesi
Laboratoire ELERTE

KЁSHILLA
“CFARЁ DUHET TЁ BЁNI NЁ RAST TEMPERATURE”:
Temperatura normale e trupit varion nga njё individ tek tjetri dhe varion mes 36,5 0 C dhe 37,5 0 C. Njё ngritje me mё
shumё se 0,8 0 C konsiderohet si gjёndje temperature.
Tek i rrituri dhe fёmija me peshё mё shumё se 20 kg (rreth 6 vjeç): nёse problemet qё ajo shkakton janё shumё
shqetёsuese, ju mund tё merrni njё medikament qё pёrmban ibuprofen duke respektuar dozat e rekomanduara. Me
kёtё medikament, temperatura duhet tё ulet me shpejtёsi. Megjithatё:
 Nёse shfaqen shenja tё tjera (si njё carje kutane psh),
 Nёse temperatura vazhdon mё shumё se 3 ditё ose nёse rritet mё shumё,
 Nёse dhimbjet e kokёs bёhen tё padurueshme, ose ne rast tё vjellash,
KONSULTOHUNI MENJЁHERE ME MJEKUN TUAJ.
“ÇFARЁ DUHET TЁ BЁNI NЁ RAST DHIMBJEJE”:
 Nёse nuk ka pёrmirёsim pas 5 ditёsh trajtimi,
 Nёse dhimbja rikthehet rregullisht,
 Nёse dhimbja shoqёrohet me temperaturё,
 Nёse dhimbja ju zgjon natёn,
KONSULTOHUNI MENJЁHERE ME MJEKUN TUAJ.