Description
KY PRODUKT BLIHET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!
Econazole EG 1 %, krem
Lexoni gjithë fletëudhëzimin me kujdes sepse permban informata te rendesishme per ju.
Ky bar është në dispozicion pa recetë .Megjithatë,ju duhet të merrni ECONAZOLE EG 1% krem me kujdes per te arritur rezultatet me te mira prej tij.
- Ruajeni këtë fletëudhëzim. Mund t’ju duhet ta lexoni përsëri.
– Nëse keni pyetje ose kerkoni keshilla te tjera,drejtohuni te farmacisti. –
Duhet ta kontaktoni mjekun nese simptomat tuaja perkeqesohen ose nuk permiresohen.
- Nëse ndonjë prej efekteve anesore behët serioz ose nëse vini re ndonjë efekt anesor që nuk eshte përfshire në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Përmbajtja e fletëudhëzimit:
- Çka është ECONAZOLE EG 1% krem, dhe për çka përdoret
- Çka duhet te dini para se te merrni ECONAZOLE EG 1% krem
- S ta merrni ECONAZOLE EG 1% krem
- Efektet anesore te mundshme
- Si ta ruani ECONAZOLE EG 1% krem
- Informata shtese
- ÇKA ËSHTË ECONAZOLE EG 1% krem DHE PËR ÇKA PËRDORET
Indikacionet terapeutike
Ky bar rekomandohet per trajtimin e semundjeve te lekures qe shkaktohen nga kerpudhat. (mikozat)
- ÇKA DUHET TE DINI PARA SE TË MERRNI ECONAZOLE Eg 1% krem
Kunderindikacionet
ECONAZOLE EG 1%, krem NUK DUHET TE PERDORET ne rast se jeni alergjik ndaj ndonjerit prej perberesve. Nëse keni pyetje të tjera, apo ndonjë dyshim pyesni për më tepër informacion mjekun ose farmacistin tuaj
Masat paraprake ; Paralajmërimet e veçanta
|
Keni kujdes të veçantë gjatë përdorimit të Econazol EG 1% krem :
Shmangni aplikimin prane syve
Nuk rekomandohet perdorimi i nje sapuni acid (aciditeti favorizon shumimin e kandides)
Ne rastet e aplikimit tek femijet,mbi nje zone te madhe ose ne lekure me shume lezione ,ndiqni rreptesisht rekomandimet e mjekut ,me qellim depertimin e mjaftueshem te produktit ne lekure.
Marrja e medikamenteve të tjera
Për të shmangur ndërveprime të mundshme midis disa barnave,ju duhet ta njoftoni rregullisht mjekun tuaj qe jeni duke perdorur edhe kete bar.
Marrja me ushqim dhe pije
Nuk aplikohet.
Ndërveprimet me terapi alternative ose produkte bimore
Nuk aplikohet.
Shtatzania dhe Gjidhënia
Ne pergjithesi gjate shtatzanise duhet te konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj lidhur me perdorimin e cdo bari qe merrni.
Sportistet
Ngasja e automjeteve dhe perdorimi i makinerive
Informata të rëndësishme për disa nga përbërësit e ECONAZOLE EG 1 % krem
Lista e ekspientëve me efekte të njohura :
Acid benzoik
Hidroksi butil anisoli (E320)
Hidroksi butil tolueni (E321)
Dipropilen glikoli
- SI TA MERRNI ECONAZOLE EG 1% krem
Udhëzime për përdorimin e saktë
Nuk aplikohet.
Dozimi, Rruga e marrjes, Shpeshtësia e marrjes, Kohëzgjatja e trajtimit
Aplikoni kremin në zonat e caktuara 2 herë ne dite, pas tualetit (banjes) dhe pasi e keni fshirë mire lekuren. Masazhoni zonen butesisht derisa kremi te perthithet.
Nese mendoni qe efekti i ECONAZOLE EG 1%, krem eshte shume i forte ose shume i dobet , konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Perdorim permes lekures.
Kohezgjatja e trajtimit shkon nga 2 deri ne 4 jave,varesisht prej tipit te mikozes, dhe mund te zgjasë me shume per disa zona te caktuara. Perdorimi i sakte i produktit pergjate kohezgjatjes se trajtimit eshte i rendesishem per suksesin e trajtimit.
Ne cdo rast respektoni keshillat e mjekut.
Simptomat dhe udhëzimet në rast mbidozimi
Në qoftë se ju përdorni më shumë se që duhet Econazole EG 1% krem : konsultohuni menjehere me mjekun ose farmacistin tuaj.
Udhëzimi në rast se harroni te merrni një ose më shumë doza
Nëse ju harroni të përdorni ECONAZOLE EG 1%, krem: mos merrni kurre nje doze dyfishe per te zevendesur dozen qe harruat.
Rreziku i efektit te tërheqjes
- EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Sikurse te gjitha barnat, ECONAZOLE EG 1%, krem mund te shkaktoje efekte anesore: kruarje,acarim,skuqje, ndjesi djegie, per shkak te prezences se acidit benzoik, te hidroksi butil anisolit, hidroksi butil toluenit dhe te dipropilen glikolit.
- Si TË ruhet Econazole EG 1%, krem
Të mbahet larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Data e skadimit
Shikoni daten ne kuti.
Te ruhet ne temperature qe nuk i kalon + 25°C.
Lista e plotë e substancave aktive dhe perberes te tjere :
Substanca aktive është Nitrat ekonazoli
Perberes të tjerë janë: stearat macrogoli 300 dhe 1500 dhe etilen glikol (TEFOSE 63), gliceride te pangopura te poliglikolizuara (LABRAFIL M 1944 CS), parafinë e lenget, acid benzoik, hidroksi butil anisoli, parfum, uje i purifikuar.
Forma farmaceutike dhe përmbajtja
Bartesi i Autorizim Marketingut
EG LABO – Laboratoires EuroGenerics