Description
ERGONOMIA: Falë trashësisë së vogël, mbrojtëset nuk shkaktojnë shqetësim gjatë mbajtjes së këpucëve. Qëndrueshmëria në vend është optimale falë elasticitetit të materialeve. Xheli EPITHELIUM 26® është vendosur ndërmjet dy shtresave të pëlhurës për të siguruar rezistencë më të madhe ndaj konsumimit. EPITHELIUM 26® është një produkt ekskluziv i EPITACT®: ky xhel silikoni është i patentuar me emërtimin “Zëvendësues i vërtetë i jastëkut dhjamor të shputës së këmbës te njeriu”.Falë testeve të kryera në një laborator të specializuar, vetitë e tij për shpërndarjen e presionit janë vërtetuar dhe trashësia e tij është optimizuar për të shmangur zënien e tepërt të hapësirës brenda këpucës. Integrimi i tij në mbrojtëset e gishtave garanton efikasitet dhe rehati. KËSHILLË: Nëse keni kallo në majat e disa gishtave të këmbës, mbështetësja nën gishtat e këmbës është zgjidhja ideale për t’ju lehtësuar dhimbjen. KUNDËRINDIKACIONET: Mos e përdorni mbi lëkurë të dëmtuar. Personat që vuajnë nga arteriti, diabeti, polineuriti, neuropatia e gjymtyrëve të poshtme ose ulçerat duhet të kërkojnë këshillën e mjekut ose podologut dhe më pas ta kontrollojnë këmbën gjatë përdorimit. MASAT PARAPRAKE GJATË PËRDORIMIT: Lajeni para përdorimit të parë. Për ta vendosur më lehtë, kthejeni mbrojtësen nga brenda jashtë dhe vendoseni në majën e gishtit, pastaj shpaloseni gradualisht. Mos e shkurtoni mbrojtësen, pasi kjo dëmton qëndrueshmërinë e saj. Hiqeni mbrojtësen çdo mbrëmje për të shmangur rrezikun e macerimit të lëkurës. MIRËMBAJTJA: Mbrojtëset mund të lahen në lavatriçe në temperaturë 30°C, brenda rrjetës së posaçme të përfshirë në paketim, ose me dorë, pa i fërkuar. Ato janë të ripërdorshme. Lajini pas përdorimit. Lërini të thahen natyrshëm. Mos i hekurosni. Hidhini dhe zëvendësojini sapo të shfaqen dëmtime të pëlhurës ose të qepjeve. PËRBËRJA: 62% silikon, 38% pëlhurë poliamid/elastan.Në rast dhimbjeje ose të ndonjë reagimi tjetër të pazakontë, kontaktoni mjekun tuaj. Çdo incident i rëndë që ndodh në lidhje me produktin duhet t’i raportohet prodhuesit dhe autoritetit kompetent shëndetësor. Kompania MILLET Innovation nuk mban përgjegjësi në rast të përdorimit që nuk është në përputhje me rekomandimet e prodhuesit.




