Thiocolchicoside Eg 4mg X 24 Tableta

Category:

Description

KY PRODUKT BLIHET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!

THIOCOLCHICOSIDE EG 4 mg, tabletë e ndashme

TIOKOLKIKOZID

Lexoni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta përdorni këtë bar.
– Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
– Nëse keni pyetje të tjera , pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj për më shumë informacion.
– Ky bar është përshkruar vetëm për ju. Mos jua jepni atë të tjerëve. Mund t’ju beje dëm
atyre edhe nëse simptomat i kanë të njëjta me tuajat.
– Nëse ndonjë nga efektet anesore perkeqesohet, ose nëse vereni ndonjë efekt anesor I cili
nuk është përfshire në këtë fletdhëzim,ju lutemi informoni me mjekun ose farmacistin
tuaj.
Përmbajtja e Fletdhëzimit:
1. Çka është THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme dhe për çka përdoret
2. Çka duhet të dini para se te merrni THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme
3. Si ta përdorni THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme
4. Efektet anësore të mundshme
5. Si ta ruani THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme
6. Informata shtesë
1.ÇKA ËSHTË THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme DHE PER ÇKA
PËRDORET
Grupi farmakoterapeutik – kodi ATC: M03BX05 (M:Muskuj dhe Skelet)
Ky bar është një relaksues muskulor. Përdoret tek të rriturit dhe adoleshentët mbi 16 vjeç si
trajtim shoqërues për kontraktimet e dhimbshme muskulore. Përdoret në çrregullimet akute të
lidhura me shtyllën kurrizore.

2.ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg,
tabletë e ndashme
Nëse mjeku juaj iu ka informuar për një papajtueshmëri ndaj disa sheqernave, flisni me të para
setë merrni këtë bar.
Mos e merrni kurrë THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme, në rast:

– nëse jeni alergjikë ndaj tiokolkikozidit apo ndonjë prej përbërësve të barit (të përmendur
në paragrafin 6 «Çfarë përmban Thiocolchioside EG 4mg, tabletë e ndashme  ») ;
– nëse jeni shtatzanë, mund te mbetni shtatezene ose mendoni se mund të jeni shtatzanë ;
– nëse jeni grua në moshë për të pasur fëmijë dhe nuk përdorni kontraceptivë ;
– nëse ushqeni me gji.
NË RAST DYSHIMI, ËSHTË E DOMOSDOSHME TË PYESNI MJEKUN OSE
FARMACISTIN TUAJ.
Tregoni kujdes me THIOCOLCHICOSIDE EG 4 mg, tabletë e ndashme:
Paralajmërime të veçanta
Të përdoret me kujdes tek rastet me historik epilepsie ose konvulsionesh. Nëse shfaqet një krize
konvulsive është e domosdoshme ndërprerja e trajtimit. Ne menyre strikte shikoni dozen dhe
kohezgjatjen e trajtimit te pershkruar ne paragrafin 3. Ne rast te diarese, tegoni mjekut tuaj i cili
mund te rregulloj dozen. Nese vereni simptome te cilat mund te indikojne per demtim te melqise
gjate trajtimit me kete medikament (p.sh. humbje te apetitit, nauze, vjellje, parehati abdominale,
lodhje, urine me ngjyre te erret, verdhez, pruritus (kruarje) kerkoni menjehere keshilla mjekesore
Respektoni në mënyrë te rreptë dozën dhe kohëzgjatjen e trajtimit të përshkruar në paragrafin 3.
« Si ta përdorni THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme «
Nuk duhet ta përdorni këtë bar në një dozë më të lartë dhe për një kohë më shumë se 7 ditë. Kjo,
për shkak se produktet e formuar në organizëm pas përdorimit të THIOCOLCHICOSIDE EG
4mg në doza të larta mund të shkaktojnë dëmtim të disa qelizave (numër anormal kromozomesh).
Ky fakt është vënë re gjatë studimeve tek kafshët dhe studimeve në laborator. Te njerezit, ky tip i
demtimi te qelizqave eshte nje rrezik per kancer, fertilitet te demutar te mashkujt dhe potencialisht
i rrezikshm per nje femije te palindur. Tek njeriu, këto lloje dëmtimesh qelizore shkaktohen tek
fetusi. Flisni me mjekun tuaj nëse keni pyetje të tjera. Mjeku do t’ju informojë mbi të gjitha masat
përsa i përket një kontracepsioni efektiv si dhe mbi rreziqet potenciale gjatë shtatzanisë.
Fëmijët dhe adoleshentët
Mos ia jepni këtë bar fëmijëve dhe adoleshentëve nën moshën 16 vjeç për arsye sigurie.
Përkujdesje gjatë përdorimit
Në rast diarreje, njoftoni mjekun tuaj sepse ai mund t’ju përshtasë dozën.
Në rast se keni dhimbje stomaku, nauze, të vjella, njoftoni mjekun tuaj.
Përdorimi i këtij bari nuk këshillohet tek pacientët me papajtueshmëri ndaj galaktozës, mungesë
të laktazës Lapp ose një sindrome të keqpërthithjes së glukozës ose galaktozës (sëmundje të ralla
të trashëgueshme).

NË RAST DYSHIMI, ËSHTË E DOMOSDOSHME TË PYESNI MJEKUN OSE
FARMACISTIN TUAJ.
Marrja ose përdorimi i barnave të tjera
Nëse merrni ose keni marrë se fundmi një bar tjetër, përfshirë këtu dhe ndonjë bar të marrë pa
përshkrimin e mjekut, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Marrja e THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tablete e ndashme me ushqim dhe pije
Nuk aplikohet.
Shtatzania,ushqyerja me gji dhe fertiliteti
Shtatzania
Mos e përdorni këtë bar :
– Nëse jeni shtatzanë, mund të ngeleni shtatzanë ose mendoni së mund të jeni shtatzanë.
– Nëse jeni grua në moshë për të pasur fëmijë dhe nuk përdorni kontraceptivë.
– Ky bar mund të rrezikojë fetusin tuaj.
Ushqyerja me gji
– Mos e përdorni këtë bar nëse ushqeni me gji për arsye se ky bar mund të kalojë në
qumështin e nënës.
Fertiliteti
– Ky bar mund të shkaktojë probleme të fertilitetit tek meshkujt duke ndryshuar në mënyrë
potenciale qelizat e spermës (numër anormal kormozomesh) ; ky fakt është vënë në dukje
gjatë studimeve në laborator (shih paragrafin 2 « Parlajmërime të veçanta »).

Nese jeni eni shtatzanë, ose ushqeni femijen tuaj me gji, nese mendoni se mund te jeni shtatzene
ose planifikoni te keni femije, kërkoni këshillën e mjekut ose farmacistit tuaj para përdorimit të
këtij bari.
Ngasja e automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Drejtuesit e automjeteve dhë përdoruesit e makinerive paralajmërohen për mundësinë e
përgjumjes si pasojë e përdorimit të këtij bari. Megjithëse rallëherë ndodh qe te shfaqet si efekt
anesor.
Pergjumja theksohet pas përdorimit të pijeve alkoolike ose barnave që përmbajnë alkool.
Informacion i rëndësishëm përsa i përket disa përbërësve të THIOCOLCHICOSIDE EG 4
mg, tabletë e ndashme
Lëndë ndihmëse me efekt të njohur : laktozë.

Perdorimi i ketij medikamenti nuk rekomandohet tek pacientet me intolerance te galaktozes,
deficience te Lapp laktazes, sindromit te keqabsorbimit te glukozes ose galakatazes (semundje e
rralle e trashegueshme).
3. SI TA PËRDORNI THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme
Përdoreni gjithmonë barin duke ndjekur rreptësisht udhëzimet e mjekut ose farmacistit
tuaj. Në rast dyshimi konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Dozimi
Doza maksimale e rekomanduar është 8 mg çdo 12 orë (ose 16mg në ditë). Kohëzgjatja e trajtimit
është e kufizuar deri në 7 ditë të njëpasnjëshme.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar dhe kohëzgjatjen e trajtimit.
Ky bar nuk duhet të përdoret për një trajtim me kohëzgjatje të madhe (shih paragrafin 2 «
Paralajmërime të veçanta »)
Përdorimi tek fëmijët dhe adoleshentët.
Mos e administroni barin tek fëmijët ose adoleshentët nën moshën 16 vjeç, për arsye sigurie.
Nëse keni marrë aksidentalisht më shumë sesa duhet THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg,
tabletë e ndashme
Menjehere flisni me mjekun, farmacistin, ose infermier-in/-en tuaj.
Nëse keni harruar të merrni THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme :
Mos dyfishoni dozën për të kompensuar dozën që keni harruar të merrni.
Nese nderpreni marrjen e THIOCOLCHICOSIDE EG 4 mg, tablete e ndashme :
Nuk aplikohet.
Nëse keni pyetje të tjera mbi përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTET ANËSORE TE MUNDSHME
Sikurse të gjitha barnat, THIOCOLCHICOSIDE EG 4mg, tabletë e ndashme mund të shkaktojë
efekte anësore, megjithëse ato nuk paraqiten sistematikisht te të gjithë :
Efektet anesore me frekuence me te larte :

– Probleme digjestive si diarre dhe dhimbje stomaku. Nese paraqiten keto efekt ju lutem
njoftoni mjekun tuaj.
– Pergjumje
Efekte anesore te rralla
– Crregullime gastrointestinale si nauzea dhe vjellje. Nese paraqiten keto efekt, ju lutem
njoftoni mjekun tuaj.
– Reaksione ne lekure si kruarje, skuqje, pucrra, varra ose fluska
Efekte anesore shume te rralla
– Ky medikament mund te shkaktoj reaksion alergjik si urtikarie
Efektet anesore me frekuence te panjohur :
– Ky medikament mund te shkaktoje rekasion alergjik si angioedeme ( enjtje e papritur e
qafes dhe fytyres qe mund te shkaktoje veshtiresi ne frymemarrje). Gjithashtu mund te
shakaktoj shok anafilaktik (reaksion i rende alerrgjik i cili e vendos pacientin ne rrezik me
parehati te menjehershme dhe renie te presionit te gjakut, e cila mund te parapprihet gan je
rash me pucrra, kruarje, skuqje te lekures, veshtiresi ne frymemarrje, enjtje te fytyres
dhe/ose qafes).
– Konvulzione ose perseritje e tyre ne pacientet epileptik (shish rubriken « Verejtje dhe
paralajmerime »
– Demtim i melqise (hepatitis)(shih rubriken « Verejtje dhe paralajmerime »).
Nese paraqitet ndonje nga keto efekte, nderprejeni menjehere marrjen e medikamentit dhe
kontaktoni mjekun tuaj.
Deklarim i efekteve anesore
Nëse ju shfaqet çfarëdo lloj efekti anesor, flisni me mjekun ose farmacisti tuaj.
Këtu përfshihen edhe efekte të padëshiruara që nuk përmenden në këtë fletudhëzim. Ju mund ti
deklaroni në mënyrë direkte efektet e padëshiruara përmes sistemit kombëtar të deklarimit :
Agjencion Kosoves per Produkte dhe Paisje medicinale ​ https://msh.rks-gov.net/agjensioni-per-
produkte-dhe-pajisje-mjekesore/ Duke deklaruar efektet e padëshiruara ju kontribuoni në sigurimin
paraprak të informacionit mbi sigurinë e barit.
5. SI TA RUANI THIOCOLCHICOSIDE EG 4 mg, tabletë e ndashme
Fëmijët të mos kene qasje ne kete bar.
Mos e përdorni THICOLCHICOSIDE EG 4mg pas datës së skadencës të shënuar në kuti. Data e
skadencës i referohet ditës së fundit të muajit.
Nuk nevojiten kushte të veçanta ruajtjeje.
Barnat nuk duhet të eleminohen përmes ujërave të zeza apo mbeturinave shtëpiake.

Pyesni farmacistin tuaj si t’i eleminoni barnat që nuk i keni perdorur. Këto masa do të ndihmojnë
në mbrojtjen e mjedisit.

6. INFORMATA SHTESË
Çfarë përmban THIOCOLCHICOSIDE EG 4 mg, tabletë e ndashme ?
Lënda aktive është:
Tiokolkikozid …………………………………………………………………………… 4 mg
Për çdo tabletë të ndashme.
Përbërësit e tjerë janë:
Anhidër i silicit koloidal, kopovidon, celulozë mikrokristalore, monohidrat laktoze, amidon i
paraxhelatinizuar, stearat magnezi.
Çfarë është THIOCOLCHICOSIDE EG 4 mg, tabletë e ndashme dhe përmbajtja e
paketimit të jashtëm ?
Ky bar paraqitet në formën e tabletave të ndashme. Kuti me 12 ose 24 tableta.
Bartësi i Autorizimit për Marketing
EG LABO – LABORATOIRES EUROGENERICS