Description
KY BAR MUND TE BLIHET VETEM NE BARNATORE ME RECETE MJEKESORE!
TIMOFEROL, kapsulë
Sulfat hekuri, acid askorbik
Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes para se të filloni ta përdorni këtë bar.
– Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
– Nëse keni pyetje të tjera, pyeteni mjekun ose farmacistin tuaj.
– Ky bar është përshkruar për ju. Mos ua jepni ate të tjerëve. Mund t’u bëjë dëm atyre edhe nëse
simptomat i kanë të njejta me tuajat.
– Nëse ndonjë nga efektet anësore përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk është
përfshirë në këtë fletudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çka është TIMOFEROL dhe për çka përdoret
2. Çka duhet të dini para se të përdorni TIMOFEROL
3. Si ta përdorni TIMOFEROL
4. Efektet anësore të mundshme
5. Si ta ruani TIMOFEROL
6. Informata shtesë
1. Çka është TIMOFEROL dhe për çka përdoret
TIMOFEROL është një bar antianemik, sulfat hekuri ne rruge orale.
Indikimet terapeutike
Ky bar pёrmban hekur. Rekomandohet pёr trajtimin e anemisё për shkak të mungesёs sё
hekurit tek tё rriturit dhe fёmijёt mbi moshёn 12 vjeç dhe pёr trajtim parandalues tё
mungesёs sё hekurit tek gratё shtatzёna.
2. Çka duhet të dini para se të përdorni TIMOFEROL
Mos përdorni TIMOFEROL nё rastet e mёposhtme:
Mbingarkesё hekuri, veçanёrisht nё disa forma tё anemisё (talasemia, anemia refraktare, anemi pёr
shkak tё pamjaftueshmёrisё sё palcёs kockore).
KUR KENI DYSHIME ЁSHTЁ THELBЁSORE TЁ PYESNI MJEKUN OSE FARMACISTIN TUAJ
PЁR KЁSHILLA.
Paralajmёrime dhe vёrejtje
Tregoni mjekut ose farmacistit tuaj para marrjes sё TIMOFEROL kapsulave:
Nёse keni vёshtirёsi nё gёlltitje
Kontaktoni mjekun tuaj sa mё shpejtё qё ёshtё e mundur nёse aksidentalisht ngulfateni me
kapsulё. Nёse nё fakt kapsula hyn nё rrugёt e frymёmarrjes, ekziston rreziku i ulcerёs dhe
ngushtimit te rrugёve tё frymёmarrjes. Kjo mund tё rezultoj nё kollitje tё vazhdueshme,
kollitje me gjak dhe/ose ndjenjёn e frymёzёnies, edhe nёse inhalimi ka ndodhur disa ditё ose
muaj para fiilimit tё simptomave. Prandaj nё rast te tilla duhet urgjentisht tё kontrolloheni tё
mjeku qё tё siguroheni se kapsulat e inhaluara nuk kanё dёmtuar rrugat tuaja tё
frymёmarrjes.
Keni kujdes të veçantë me TIMOFEROL:
Ky bar nuk është i pёrshtatshëm për trajtimin e anemive tё lidhura me sёmundjet inflamatore.
Njё konsultim mjekёsor ёshtё i nevojshёm pёrpara se tё filloni trajtimin, nё mёnyrё qё tё hetohet
shkaku i anemisё.
Konsumi i konsiderueshёm i çajit pengon pёrthithjen e hekurit. Ёshtё e nevojshme tё vlerёsohet
efikasiteti pas 3 muajve tё trajtimit; konsultohuni me mjekun.
NЁSE KENI DYSHIME, MOS HEZITONI TЁ PYESNI MJEKUN OSE FARMACISTIN PЁR
KЁSHILLA.Përdorimi i barnave tjera
Ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë barna të tjera
kohëve të fundit, duke përfshirë barna që merren pa recetën e mjekut.
Veçanёrisht tregoni mjekut nёse jeni duke pёrdorur ndonjё bar tjetër i cili pёrmban hekur.
Përdorimi i TIMOFEROL me ushqime dhe pije
Me caj (shih kujdesin ne perdorim)
Ngasja e automjeteve dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka ndikim.
Shtatzania dhe gjidhënia
Kërkoni këshillë nga mjeku ose farmacisti para përdorimit të barit.
Nё kushte normale ky bar mund tё merret gjatё shtatzanisё.
Ky bar mund tё pёrdoret dhe nga gratё qё ushqejnё fёmijёt me gji.
3. SI TA PЁRDORNI TIMOFEROL
Gjithmonë përdorni TIMOFEROL saktësisht siç ju ka udhëzuar mjeku. Duhet të konsultoheni me
mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni të sigurt.
Doza
Trajtimi kurativ
Tek tё rriturit dhe fёmijёt mbi 12 vjeç: mesatarisht nga 2-4 kapsula nё ditё.
Trajtimi parandalues
Tek gratё shtatzana: 1 kapsulё nё ditё gjatё 2 tremujorёve tё fundit tё shtatzanisё (ose qё nga muaji i
katёrt).
Metoda dhe rruga e administrimit
Rrugё orale. Pёr tё kufizuar efektet negative dhe pёr shkak tё njё efekti stimulues tё vitaminёs C,
rekomandohet që ky bar tё merret pёrpara mёngjesit ose pёrpara drekёs, por koha e marrjes sё dozёs
sigurisht qё duhet pёrshtatur me tolerancёn gastrointestinale
Kohëzgjatja e trajtimit:
Mund tё jetё e mjaftueshme pёr tё korrigjuar aneminё dhe pёr tё rivendosur rezervat e hekurit në njё
periudhё nga 3-6 muaj.
Nё rast tё mbidozimit kёrkoni menjёherё ndihmёn mjekёsore.
Nëse harroni të përdorni TIMOFEROL -Mos e dyfishoni dozën për ta kompensuar dozën e humbur.
Nëse e ndërprisni përdorimin e TIMOFEROL– Mos e ndërpreni trajtimin pa rekomandimin e mjekut.
Në rast se keni pyetje të mëtejme lidhur me përdorimin e këtj produkti, drejtohuni mjekut ose
farmacistit.
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Sikurse të gjitha barnat, TIMOFEROL mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse ato nuk
paraqiten te të gjithë.
Mundёsi pёr çrregullime gastrointestinale si: tё pёrziera, kapsllёk ose diarre.
Fecesi zakonisht kanё ngjyrё tё zezё ose gri tё errёt.
te gjithe pacientet, por me teper pacientet e moshuar dhe ata te cilet paraqesin crregullime ne gelltitje,
mund gjithashtu te perjetojne ulceracione te fytit ose ezofagut (tuba qe qon nga goja ne stomak). Nese
kapsula hyn ne traktin respirator, ekziston rreziku i ulceres se bronkeve (rrugeve kryesore te
frymemarrjes ne mushkeri), qe mund te shkaktoj konstriksin bronkial.
Deklarimi i efekteve anesore
Nëse ndonjë efekt anësor përkeqësohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk përfshihet në
këtë fletudhëzim, ju lutemi njoftojeni mjekun ose farmacistin tuaj. Ju gjithashtu mund ti deklaroni
keto efekte te padëshiruara drejtpërdrejt ne Agjencionin Kosovar per Produkte dhe Paisje
Medicinale https://akppm.com. Duke njoftuar per këto efekte të padëshiruara, ju kontribuoni
ne dhenien e nje informacioni qe sherben për te rritur sigurinë lidhur me perdorimin e ketij
medikamenti.
5. SI TA RUANI TIMOFEROL
Fëmijët të mos kenë qasje në këtë bar.
Ruajeni në paketim origjinal nёn 25 ºC, për ta mbrojtur nga lagështia dhe drita.
Mos e përdorni TIMOFEROL pas datës së skadimit e cila është e shënuar në kuti. Data e skadimit i
referohet ditës së fundit të atij muaji.
Barnat nuk duhet të hidhen nëpërmjet kanalizimit ose mbeturinave shtëpiake. Pyeteni farmacistin se si
t’i largoni barnat që nuk ju duhen më. Këto masa do të ndihmojnë për ta ruajtur mjedisin.
6. INFORMATA SHTESЁ
Çka përmban TIMOFEROL
Substancat aktive:
Sulfat Hekuri…………………………………………..136 mg
Sasia ekuivalente e hekurit ………………………………………….50.00 mg
Acid Askorbik……………………………………………………………..30.00 mg
Pёrbёrёsit e tjerё: karbonat magnezi,talk, dioksid silici koloidal anhidrik (Aerosil 200), amidon
misri, xhelatinë, dioksid titani(E171), patent blu V(E 131), kinoline e verdhë (E104)
Si duket bari TIMOFEROL dhe përbërja e paketimit
Kuti me 30 kapsula.
Bartёsi i autorizim marketingut dhe prodhuesi
Laboratoire ELERTE