OSMODROP 8 ml

9.50

SKU: 3401060159757 Category:

Description

INDIKACIONET: Trajtimi osmotik i edemës dhe i nënedemës së kornesë. Trajtim ndihmës i
simptomave edematoze.


OSMODROP® është një kombinim i manitolit dhe acidit hialuronik në një
tretësirë ​​hipertonike. Manitol 10% formon tretësirë ​​hipertonike duke nxitur terheqjen e lëngjeve
nga indet e kornesë.OSMODROP® është pa konservues. OSMODROP® përmban një sistem të
ri konservues, i cili e mban tretësirën sterile dhe shpërbëhet në oksigjen, ujë dhe klorur natriumi,
sapo bie në kontakt me syrin. Këto substanca, të pranishme në mënyrë natyrale në lot, nuk
irritojnë mukozën e syrit.


PERBERJA: Manitol, glicerol, Kripë dinatriumi EDTA, kripë natriumi e acidit hialuronik,
klorit natriumi, fosfat monosodium, fosfat dinatriumi, hidroksid kaliumi, ujë i purifikuar.


PERDORIMI: Aplikoni një ose dy pika në syrin(të) e prekur, 2-3 herë në ditë ose sipas
këshillës mjekësore.


MASA PARAPRAKE:
 Rastet e kalcifikimit të kornesë të shoqëruara me përdorimin e pikave të syve që
përmbajnë fosfate janë raportuar shumë rrallë në pacientët me kornea të dëmtuara
ndjeshëm. Në rast keratopatie shiritore ose depozitime kalciumi në kornea, konsultohuni
me specialistin tuaj përpara se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni produktin
vazhdimisht për më shumë se 30 ditë.
 Ky produkt do të mbetet steril derisa të hapet;
 Mbylleni fort pas përdorimit;
 Hidheni produktin 60 ditë pas hapjes;
 Mos e përdorni produktin pas datës së skadencës të shtypur në kuti;
 Ruajeni nga burimet e nxehtësisë dhe mbajeni jashtë mundësive të arritjes nga fëmijët;
 Mos e gëlltitni;
 Mos e përdorni në rast të mbindjeshmërisë së njohur ndaj ndonjërit prej përbërësve të
produktit;
 Në rast të reaksioneve të padëshiruara, ndërprisni menjëherë trajtimin dhe konsultohuni
me mjekun tuaj;
 Shmangni kontaktin e majës së enës me sytë tuaj, strukturat përreth, duart tuaja ose çdo
sipërfaqe tjetër;
 Mos e përdorni produktin nëse paketimi eshte I demtuar