KERADROP 5 ml

14.60

SKU: 3401060037048 Category:

Description


PERSHKRIMI: është një pajisje mjekësore e përbërë nga glicirrizinë me aktivitet flogolitik (në
gjendje të frenojë evolucionin proceset e flogozës). KERADROP® përmban gjithashtu një
kopolimer specifik termosensitiv që kur hyn në kontakt me sipërfaqen e syve, formon një xhel
dhe siguron efekte afatgjata hidratuese dhe lubrifikuese. KERADROP® përmban një
sistem ruajtës te ri, i cili e mban tretësirën sterile dhe shpërbëhet në oksigjen, ujë dhe klorur
natriumi, sa më shpejt pasi bie në kontakt me syrin. Këto substanca, të pranishme në mënyrë
natyrale në lot, nuk irritojnë mukozën e syrit. KERADROP® disponohet në një shishe 5 ml.


PERBERJA: Glicirhizinat dikalium, hialuronat natriumi, kopolimer PEG/PPG, kripë dinatriumi
EDTA, natrium klorit, hidroksid kaliumi, monosodium fosfat, dinatrium fosfat, klorur natriumi,
ujë i purifikuar.


PERDORIMI: Aplikoni një ose dy pika në syrin(të) e prekur, 2 herë në ditë ose sipas këshillës
mjekësore.

MASA PARAPRAKE:

  • Rastet e kalcifikimit të kornesë të shoqëruara me përdorimin e pikave të syrit që përmbajnë fosfate janë raportuar shumë rrallë në pacientët me kornea të dëmtuara ndjeshëm.
  • Në rast të keratopatisë shiritore ose depozitave të kalciumit në kornea, konsultohuni me specialistet përpara se të përdorni këtë produkt.
  • Ky produkt do të mbetet steril derisa të hapet;
  • Mbylleni fort pas përdorimit;
  • Hidheni produktin 60 ditë pas hapjes;
  • Mos e përdorni produktin pas datës së skadencës të shtypur në kuti;
  • Ruajeni nga burimet e nxehtësisë dhe mbajeni jashtë mundësive të arritjes nga fëmijët;
  • Mos e gëlltitni;
  • Mos e përdorni në rast të mbi ndjeshmërisë së njohur ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit;
  • Në rast të reaksioneve të padëshiruara, ndërprisni menjëherë trajtimin dhe konsultohuni me mjekun tuaj;
  • Shmangni kontaktin e majës së enës me sytë tuaj, strukturat përreth, duart tuaja ose çdo sipërfaqe tjetër;
  • Mos e përdorni produktin nëse paketimi eshte I demtuar
  • Një ndjesi e lehtë djegieje mund të ndihet menjëherë pas aplikimit;