Alfuzosine Eg 10 Mg X 30 Tableta

Category:

Description

KY PRODUKT BLIHET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!

ALFUZOSINE EG® L.P. 10 mg

Tabletë me çlirim të zgjatur

Klorhidrat alfuzosine

 Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim përpara se të përdorni këtë bar.

  • Ruajeni këtë fletëudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
  • Nëse keni pyetje të tjera, apo ndonjë dyshim pyesni për më tepër informacion mjekun ose farmacistin tuaj.
  • Ky bar është përshkruar vetëm për ju. Mos jua jepni atë të tjerëve. Mund t’i dëmtojë edhe nëse kanë të njëjtat simptoma me ju.
  • Nëse ndonjë prej efekteve të padëshirueshme behët serioz ose nëse vini re ndonjë efekt të padëshiruar që nuk përshkruhet në këtë fletë udhëzues, lutemi flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Në këtë fletëudhëzim :

  1. ÇFARË ËSHTË ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur DHE NË CILAT RASTE PËRDORET?
  2. ÇFARË DUHET TË DINI PËRPARA SE TË PËRDORNI ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur ?
  3. SI TA PËRDORNI ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur ?
  4. CILAT JANE EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUESHME?
  5. SI TA RUANI ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur ?
  6. INFORMACION I MËTEJSHËM.
  1. ÇFARË ËSHTË ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur DHE NË CILAT RASTE PËRDORET ?

Ky bar bën pjesë në grupin e alfa-bllokuesëve.

Indikohet në trajtimin simptomatik tëçrregullimeve funksionale të hipertrofisë (rritje në vëllim) beninje të prostatit.

Rekomandohet si trajtim ndihmës në kateterizimin e fshikëzës urinare në mbajtjen akute të urinës gjatë hipertrofisë beninje të prostatit.

  1. ÇFARË DUHET TË DINI PËRPARA SE TË PËRDORNI ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur ?

 Mos e përdorni ALFUZOSINE EG L.P. 10 mg, tabletë me çlirim të zgjatur në rast:

alergjie të njohur nga alfuzosina dhe/ose nga ndonjë prej përbërësve të barit (shih Çfarë përmban ALFUZOSINE EG L.P. 10 mg, tabletë me çlirim të zgjatur ?).

hipotensioni ortostatik (ndjenjë vertigo që shfaqet më shpesh gjatë kalimit nga pozicioni shtrirë në më këmbë).

insufiçence hepatike (mosfunksionim i mëlçisë).

insufiçence e rëndë renale.

Beni kujdes me ALFUZOSINE EG L.P. 10 mg, tabletë me çlirim të zgjatur :

Përkujdesje të veçanta

Disa njerëz mund të shfaqin mbindjeshmëri ndaj këtij bari e cila mund të shprehet meulje të presionit arterial gjatë kalimit nga pozicioni shtrirë në ai më këmbë. Ky fenomen mund të shfaqet gjatë orëve në vijim pas marrjes së barit dhe mund të shoqërohet me simptomat e mëposhtme : vertigo, lodhje, djersitje.

Personi duhet të vendoset në pozicion të shtrirëderi në zhdukjen e plotë të këtyre simptomave kalimtare.

Duhet të tregohet veçanërisht kujdes tek të moshuarit dhe përsonat që kanë shfaqur më përpara një ulje të konsiderueshme të presionit arterial me një bar të njëjtit grup (alfa-bllokues).

Nëse shfaqni një papajtueshmëri ndaj disa sheqernave, njoftoni mjekun tuaj para përdorimit të këtij bari për shkak të prezencës së laktozës.

 Sindroma Intraoperative e Irisit të Shkolitur (Intraoperative Syndrome of Floppy Iris – IFIS) :

Nëse se shpejti do të operoheni nga katarakti (perde e lentes) dhe nëse jeni trajtuar apo po trajtoheni me ALFUZOSINE EG L.P 10 mg, flisni me oftalmologun tuaj para ndërhyrjes. ALFUZOSINE EG L.P 10 mg mund të shkaktojë një efekt të padëshiruar duke komplikuar ndërhyrjen kirurgjikale. Për këtë arsye, nëse kirurgu është vënë në djeni më përpara, mund të ndërmarrë masat e posaçme në funksion të trajtimit tuaj në momentin e ndërhyrjes kirurgjikale.

 

Përkujdesje gjatë përdorimit

Njoftoni mjekun tuaj në rast se vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës (veçanërisht nga insufiçenca e arterieve koronare).

Marrja dhe përdorimi i barnave të tjera

Lutemi  ti tregoni mjekut ose farmacistit tuaj, nese ju keni marre kohet e fundit ndonje ilac tjeter, sidomos ilace per tensionin e gjakut ose antimykotikë të caktuar (Ketoconazole, itrakonazoli), edhe në qoftë se ky është një bar qe nuk përshkruhet me recetë.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji

Ky bar nuk merret nga gratë.

Drejtimi i automjeteve dhe përdorimi i makinerive

Drejtuesit e automjeteve dhe përdoruesit e makinerive duhet të paralajmërohen mbi rreziqet e hipotensionit ortostatik (ulje e presionit arterial gjatë kalimit në pozicion më këmbë që mund të shoqërohet me vertigo), marrjemendsh, ndjenjë lodhjeje ose çrregullime të parit, kryesisht gjatë fillimit të trajtimit.

Eksipientë me efekt të njohur: laktozë.

  1. SI TA PËRDORNI ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur ?

Doza

Doza e zakonshme është 1 tabletë në ditë, e marrë menjëherë pas vaktit të darkës.

Ne rast të kateterizimit të fshikëzës së urinës, tableta duhet të merret që prej ditës së parë të kateterizimit.

Nëse keni përshtypjen se efekti i ALFUZOSINE EG L.P. 10 mg, tabletë me çlirim të zgjatur është shumë i fortë ose shumë i dobët, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Mënyra e administrimit

Për përdorim nga goja.

Tableta duhet të gëlltitet e plotë me një gotëujë. Tabletat nuk duhet të thyhen, të përtypen ose të shtypen e të kthehen në formë pluhuri.

Shpeshtësia e administrimit

NËÇDO RAST NDIQNI RREPTËSISHT PËRSHKRIMIN E MJEKUT TUAJ.

Kohëzgjatja e trajtimit

Mos ndërprisni trajtimin pa u konsultuar me mjekun.

Nëse keni marrë më shumë sesa duhet ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur :

Konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj.

Nëse keni harruar të merrni ALFUZOSINE EG L.P. 10 mg, tabletë me çlirim të zgjatur :

Mos dyfishoni dozën për të kompensuar dozën që keni harruar të merrni.

  1. CILAT JANË EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUESHME ?

Si të gjitha barnat, ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur mund të shkaktojë efekte të padëshiruara megjithëse ato nuk shfaqen tek të gjithë :

Të shpeshta:

  • Marrje mendsh, vertigo, ndjenjë të fikti, dhimbje koke ;
  • çrregullime të tretjes në formën e nauzeve, dhimbje stomaku;
  • ndjenjë lodhjeje.

Më pak të shpeshta:

  • vertigo, përgjumje;
  • ulje e presionit arterial gjatë kalimit nga pozicioni shtrirë në më këmbë ;
  • rritje e të rrahurave të zemrës, palpitacione, sinkopë (humbje e menjëhershme e ndërgjegjes) ;
  • diare, tharrje goje ;
  • kongjestion nazal,
  • simptoma në lëkurë si shpërthime në lëkurë ose kruarje ;
  • skuqje e fytyrës, edema, dhimbje gjoksi.

Shumë të rralla :

  • angina pectoris tek pacientët me historik të sëmundjes së arterieve koronare ;
  • urtikarie, edema angioneurotike.
  • Nëse vini re efekte të padëshiruara që nuk përmenden në këtë fletë udhëzues, ose nëse ndonjë prej efekteve të padëshiruara bëhet serioz, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

5.SI TA RUANI ALFUZOSINE EG L.P. 10mg,  tabletë me çlirim të zgjatur

Të mbahet larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.

Mos e përdorni ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me çlirim të zgjatur pas datës së skadencës të shënuar në kuti.

Të ruhet larg dritës.

Barnat nuk duhet të elëminohen nëpërmjet ujrave të zeza ose mbeturinave. Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj çfarë duhet të bëni me barnat e papërdorura. Këto masa do të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

  1. INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Çfarë përmban ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë me clirim të zgjatur ?

Lënda aktive është:

Klorhidrat alfuzosine ……………………………………………… 10 mg

Për çdo tabletë me çlirim të zgjatur

Përbërësit e tjerë janë:

Monohidrat laktoze, hypromelozë (E464), povidon K25, stearat magnezi.

Çfarë përmban ALFUZOSINE EG L.P. 10mg, tabletë më çlirim të zgjatur dhe përmbajtja e paketimit të jashtëm ?

Ky bar paraqitet në formën e tabletave me çlirim të zgjatur. Kuti me 30 tableta.

Mbajtësi i liçencës për tregëtim

EG LABO Laboratoires EuroGenerics