Description
KY PRODUKT BLIHET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!
Floroglucinol EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë
Floroglucinol
Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes sepse përmban informata të rëndësishme për ju.
Ky bar është në dispozicion pa recetë. Megjithatë, ju duhet te merrni Floroglucinol EG 80 mg,
me kujdes për të arritur rezultatet më të mira prej tij.
– Ruajeni këtë fletudhëzim. Mund tju duhet ta lexoni përsëri.
– Nëse keni pyetje ose kërkoni këshilla te tjera,drejtohuni tek farmacisti juaj.
– Nëse cilido nga efektet anësore perkeqesohet, ose nëse vëreni ndonjë efekt anësor që nuk
është përfshirë në këtë fletëudhëzim,ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin tuaj.Shih
rubrikën 4.
– Duhet ta kontaktoni mjekun nëse simptomat tuaja përkeqësohen ose nëse nuk
përmirësohen.
– Mos e lini këtë bar aty ku mund ti arrijnë fëmijët.
Përmbajtja e Fletëudhëzimit
1. Çka është FLOROGLUCINOLI EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë dhe për çka
përdoret.
2. Çka duhet të dini para se të merrni FLOROGLUCINOLI EG 80 mg, tabletë e tretshme në
gojë
3. Si ta merrni FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë
4. Efektet anesore te mundshme
5. Si ta ruani FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë
6. Ambalazhi dhe informata shtese.
1. ÇKA ËSHTË FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë DHE PËR
ÇKA PËRDORET
Grupi farmakoterapeutik–Antispazmik muskulotrop kodi ATC: A03AX12 A:Aparat tretës dhe
metabolizmi ) (G:Sistem genitor-urinar)
PHLOROGLUCINOL EG është një bar që i përket klasës së antispazmikëve.Vepron kundër
spazmave (kontraksioneve)
– Ky bar indikohet në trajtimin e dhimbjeve spazmike të zorrëve, të rrugëve biliare të
fshikëzës dhe të uterusit.
2. ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË MERRNI FLOROGLUCINOL EG 80 mg,
tabletë e tretshme në gojë
Mos merrni kurrë FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tableta të tretshme në gojë:
~ Nëse jeni alergjik (keni mbindjeshmëri) ndaj floroglucinolit apo ndaj ndonjërit nga përbërësit
në përmbajtjen e këtij bari , i përmendur në rubrikën 6.
~ Në rastin e fenilketonurisë ( sëmundje e trashëgueshme e shfaqur që në lindje), për shkak të
pranisë së aspartamit.
Paralajmërime perkatese per perdorim dhe verejtje te vecanta
Drejtohuni tek mjeku juaj, farmacisti juaj apo infermieri/rja juaj para se të merrni
FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë. Nëse mjeku juaj ju ka informuar për
intolerancë të disa sheqernave, kontaktoni me të para se të merrni këtë bar.
Fëmijët
Nuk ka.
Marrja e barnave te tjera dhe FLOROGLUCINOLI EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë
Ju lutem informoni mjekun apo farmacistin tuaj nëse merrni, keni marrë kohët e fundit apo mund
të merrni një bar tjetër,duke perfshire barna qe merren pa receten e mjekut.
Marrja e FLOROGLUCINOL 80 mg, tabletë e tretshme në gojë me ushqim dhe pije
Nuk ka.
Shtatzania dhe gjidhënia
Nëse jeni shtatzanë apo ushqeni me gji, nëse mendoni se jeni shtatzanë apo planifikoni një
shtatzani, kërkojini këshilla mjekut apo farmacistit tuaj para se të merrni këtë bar.
SHtatzania
Përdorimi i këtij bari duhet të merret gjatë shtatzanisë vetëm nëse është e nevojshme.
Gjidhënia
Marrja e këtij bari nuk këshillohet tek femrat që ushqejnë me gji.
Ngasja e automjeteve dhe përdorimi i makinerive
PHLOROGLUCINOL EG nuk ka asnje efekt apo ndonje efekt që smund të neglizhohet ne
drejtimin e automjeteve apo përdorimin e makinerive
FLOROGLUCINOLI EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë përmban aspartam (E951) dhe
laktozë monohidrat
Përdorimi i këtij bari nuk këshillohet tek pacientët që paraqesin intolerancë ndaj galaktozës, një
defiçit i laktazës së Lapp-it apo një sindromë e keqpërthithjes së glukozës apo galaktozës
(sëmundje e rrallë e trashëgueshme).
3. SI TA MERRNI FLOROGLUCINOL EG 80mg, tabletë e tretshme në gojë
Këtë bar duhet ta merrni gjithmonë saktësisht sic ju ka udhezuar mjeku, farmacisti apo
infermieri/es tuaj. Duhet te konsultoheni me mjekun tuaj, farmacistin apo infermierin/es tuaj nëse
nuk jeni te sigurt.
Dozimi
Te rriturit
Tek të rriturit, dozimi i zakonshëm është 2 tableta, që merren në momentin e krizës, për tu
përsëritur në rastin e spazmave të rëndësishme, duke respektuar nje interval minimum 2 orë
midis cdo marrje, pa tejkaluar dozën totale 6 tableta brenda 24 orëve.
Tabletat duhet të lihen të shkrihen nën gjuhë për një efekt të shpejtë ose të treten në një gotë me
ujë para gëlltitjes.
Përdorimi tek fëmijët
Tek fëmijët mbi 2 vjec doza e zakonshme është 1 tabletë, në momentin e krizës. Te përsëritet
marrja në rast të spazmave të rëndësishme, duke respektuar një interval minimum 2 orë midis
cdo marrje, pa tejkaluar dozën totale 2 tableta brenda 24 orëve.
Mënyra e administrimit
Rruga orale.
Tek të rriturit: Tabletat mund të merren duke i lënë të shkrihen nën gjuhë, pa ujë ose pas tretjes
në një gotë ujë.
Tek fëmijët: tabletat duhet të treten në një gotë ujë para marrjes.
Nëse mendoni se efekti i FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë
është tepër i fortë ose tepër i dobët, konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.
Nëse merrni FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë me shume se qe
duhet :
Kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj
Nëse harroni të merrni FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë:
Mos merrni doze dyfishe per te kompensuar ate doze qe keni harruar
Nëse e ndërprisni marrjen e FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë:
Nuk ka.
Nëse keni pyetje të tjera rreth përdorimit të këtij bari, kërkojini më shumë informacion mjekut,
farmacistit apo infermierit/es tuaj.
4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Sikurse të gjitha barnat, FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë mund të
shkaktoje efekte anesore, por ato nuk ndodhin tek të gjithë njerëzit.
Ndonjë rast shumë i rrallë reaksioni alergjik në lëkurë.
Pucra/Skuqje ne lekure ,shperthime ne lekure
Enjtje te fytyres ose qafes (edema e Quinck)
ose siklet papritur për shkak të një rënie të presionit të gjakut (shoku anafilaktik).
Deklarimi i efekteve sekondare
Nëse ndjeni ndonje efekt çfarëdo anesor, bisedoni me mjekun, farmacistin apo infermierin/en.
Në këtë mënyrë veprohet për të gjitha efektet anesore që nuk përmenden në këtë fletudhezim.
Mund të deklaroni gjithashtu efektet anësore direkt përmes sistemit kombëtar të deklarimit:
Agjencia kombëtare e sigurisë së barit dhe produkteve të shëndetit dhe rrjeti i Qendrave
Regjionale të Farmakovigjilencës http://akppm.com ose faqja e internetit: https://msh.rks-
gov.net/agjensioni-per-produkte-dhe-pajisje-mjekesore/
Duke sinjalizuar për efektet anesore, ju kontribuoni në furnizimin me më shumë informacione
rreth sigurisë së barit.
5. SI TË RUHET FLOROGLUCINOL EG 80mg, tabletë e tretshme në gojë
Femijet te mos kene qasje ne kete bar. Mos e përdorni këtë bar pas datës së skadencës të treguar
në kuti dhe në blistër pas EXP(MM/AAAA). Data e skadencës i referohet ditës së fundit të atij
muaji.
Të ruhet në një temperaturë që nuk e tejkalon +30 C, i mbrojtur nga lagështia.
Mos hidhni asnjë bar në kanalizime bashkë me mbeturina.Kërkojini farmacistit tuaj ti eliminojë
barnat që nuk i përdorni më. Këto masa do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.
6. INFORMATA SHTESË
Çka përmban FLOROGLUCINOL EG 80 mg, tabletë e tretshme në gojë dhe përmbajtja e
ambalazhit të jashtëm
~ Substanca aktive është:
Floroglucinol…………………………………………………80 mg
Për një tabletë të tretshme në gojë.
Përbërësit e tjerë janë: laktozë monohidrat, celulozë monokristaline, krospovidon, povidon
K90, stearat magnezi, aspartam (E951).
Cila është përmbajtja e ambalazhit të jashtëm të FLOROGLUCINOLIT EG 80 mg, tabletë
e tretshme në gojë: Ky bar paraqitet në formën e tabletave të tretshme në gojë. Kutia me: 2, 6,
10, 12, 18, 20 ose 30 tableta. jo te gjitha format jane te komercializuara.
Bartesi I Autorizimit per Marketing
EG LABO – LABORATOIRES EUROGENERICS