Antarene Codeine 200mg /30 Mg X 20 Tableta

Category:

Description

KY PRODUKT MUND TË SHITET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!

 

ANTARENE CODEINE 200 mg / 30 mg, tabletё e veshur me film

Ibuprofen, fosfat kodeine hemihidrat

Lexojeni tё gjithё kёtё fleteudhezues me kujdes pёrpara se tё filloni tё pёrdorni kёtё
medikament sepse pёrmban informacion tё rёndёsishёm pёr ju.
Mbajeni kёtё fleteudhezues. Mund t’ju duhet ta lexoni pёrsёri.
· Pyesni farmacistin ose mjekun nёse ju nevojitet mё shumё informacion ose kёshillё.
· Ky medikament ёshtё pёrshkruar pёr ju. Mos ua jepni tё tjerёve. Ky medikament mund ti
dёmtojё ata,edhe nёse kanё simptoma tё njёjta me ju.
· Nёse ndonjё nga efektet anёsore bёhet serioze ose ju vёreni efekte tё tjera anёsore qё nuk
janё pёrmendur nё kёtё fletёpalosje, kontaktoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Pёrmbajtja e fleteudhezuesit
1. ÇFARË ЁSHTЁ ANTARENE CODEINE 200 mg/ 30 mg, tabletё e veshur DHE
KUR PЁRDORET
2. ÇFARË DUHET TЁ DINI PARA SE TЁ PЁRDORNI tabletёn e veshur ANTARENE
CODEINE 200 mg/ 30 mg
3. SI PЁRDORET ANTARENE CODEINE 200 mg/ 30 mg, tabletё e veshur
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
5. SI RUHET ANTARENE CODEINE 200 mg/ 30 mg, tabletё e veshur
6. INFORMACIONE SHTESË

1. ÇFARË ЁSHTЁ ANTARENE CODEINE 200 mg/ 30 mg, tabletё e veshur DHE
KUR PЁRDORET
Ky medikament pёrmban ibuprofen dhe kodeinё: ёshtё analgjezik (lehtёson dhimbjet).
Ky medikament rekomandohet pёr dhimbje tё moderuara dhe tё forta qё nuk lehtёsohen nga
pёrdorimi vetёm i aspirinёs, paracetamolit apo ibuprofenit.
2. ÇFARË DUHET TЁ DINI PARA SE TЁ PЁRDORNI tabletёn e veshur
ANTARENE CODEINE 200 mg/ 30 mg
Mos pёrdorni ANTARENE CODEINE nё kёto raste:
• Fёmijё nёn moshёn 15 vjec,
• Nёnat qё ushqejnё fёmijёn me qumёsht gjiri,
• Pas 5 muajve tё shtatzanisё (24 javё amenorre),
• Histori alergjie apo astme tё induktuara nga pёrdorimi i kёtij medikamenti apo tё
induktuara nga pёrdorimi i antiinflamatorёve tё tjerё jo-steroidik
• Histori alergjie nga pёrbёrёsit e tjerё tё tabletёs
• Histori tё hemorragjive tё traktit gastrointestinal ose ulçёr qё kanё ardhur si pasojё e
trajtimeve tё mёparshme me antiinflamatorё jo-steroidik,

• Ulçёr aktive apo rekurrente ose hemorragji tё stomakut apo tё zorrёve,
• Hemoragji gastrointestinale e vazhdueshme, hemorragji cerebrale ose forma tё tjera
hemorragjie,
• Nё sёmundje tё rёnda tё melcisё,
• Nё sёmundje tё rёnda tё veshkave,
• Nё sёmundje tё rёnda tё zemrёs,
• Lupus eritematosus sistemik,
• Astma dhe insufiçencё respiratore
PYESNI MJEKUN OSE FARMACISTIN KUR NUK JENI TЁ SIGURTЁ PЁR PЁRDORIMIN
E ANTARENE CODEINE.
Kini kujdes tё veçantё me ANTARENE CODEINE:
Në doza më të mëdha se 1200 mg / ditë, ky ilaç ka veti anti -inflamatore dhe mund të
shkaktojë efekte të rënda anësore. Medikamente si ANTARENE CODEINE mund te rrisin
riskun per atak kardiak (infarkt miokardi) ose insult cerebral. Ky risk rritet me rritjen e dozёs
dhe me rritjen e kohezgjatjes se trajtimit.
Mos tejkaloni dozёn e rekomanduar dhe kohёzgjatjen e trajtimit.
Nёse keni probleme kardiake, nёse keni pasur njё aksident vaskular cerebral ose nёse
mendoni qё keni njё faktor risku pёr kёto lloj patologjish (pёr shembull nё rast presioni
arterial tё rritur, diabeti, kolesteroli tё lartё ose nёse keni pirё duhan) kёshillohuni mё parё me
mjekun ose farmacistin tuaj.
Paralajmёrime tё veçanta
ANTARENE CODEINE mund tё ndikojё nё fertilitetin tek femrat. Pёrdorimi i tabletёs nuk
rekomandohet tek femrat qё dёshirojnё tё mbeten shtatzanё. Femrat qё kanё vёshtirёsi nё
shtatzani ose ato qё janё duke kryer ekzaminime mbi funksionin riprodhues, duhet tё
kёshillohen mё parё me mjekun ose farmacistin e tyre para se tё marrin kёtё tabletё.
Tё moshuarit kanё njё risk mё tё madh qё tё preken nga efektet e padёshiruara, kryesisht nga
hemoragjitё gastro-intestinale, ulçerat dhe perforacionet. Funksioni renal, hepatik dhe kardiak
duhet tё monitorohen vazhdimisht. Dozimi duhet tё jetё sa mё i ulёt dhe me njё kohёzgjatje tё
shkurtёr deri nё lehtёsimin e simptomave.
Ky medikament pёrmban njё ngjyrues azoik si (E 110)qё mund tё shkaktoj alergji.

Konsultohuni me mjekun para se tё pёrdorni ANTARENE CODEINE nёse keni tё
pranishme njё nga gjendjet si mё poshtё, pasi trajtimi juaj mund tё ketё nevojё tё
pёrshtatet:
 Keni histori astme tё shoqёruar me rinit kronik, sinusit kronik ose me polipe nasale
Administrimi i kёtij ilaçi mund tё shkaktoje krizё astmatike, kryesisht tek disa persona
alergjikё ndaj acidit acetilsalicilik (aspirinёs) ose ndaj njё anti-inflamatori josteroid

(shihni rubrikёn “Mos e merrni tabletёn e veshur ANTARENE CODEINE nё rastet e
mёposhtme”),
 Keni probleme me koagulimin, po trajtoheni me antikoagulantё. Ky medikament
mund tё shkaktojё pasoja tё rёnda gastro-intestinale
 Histori gastrointestinale (hernie hiatale, hemorragji gastrointestinale, ulçera tё
hershme tё stomakut ose tё duodenit)
 Sёmundje tё zemrёs, mёlçisё ose tё veshkave
 Sёmundje respiratore (duke përfshirë dhe astmën),
 Kongjestion të bronkeve (kollë me sputum),
 Kirurgji e fshikëzës së tëmthit,
 Trajtimi i njëkohshëm me ilace të tjera që rrisin rrezikun për ulçër apo gjakderdhje
gastro- duodenale si përshembull përdorimi i kortikosteroideve oral, të SSRI
(Frenuesit Selektiv tё Rikapjes sё Serotoninёs), medikamente që parandalojnë
koagulimin e gjakut si aspirina apo antikoagulantët si varfarina.
 Trajtimi i njëkohshëm me methotrexate në doza më të larta se 20 mg në javë ose
pemetrexed (shih seksionin Përdorimi i medikamenteve të tjera)
Nëse keni të pranishme një nga këto gjëndje,flisni me mjekun tuaj para se të përdorni
ANTARENE CODEINE (shiko paragrafin Përdorimi i medikamenteve të tjera).

NЁSE GJATЁ TRAJTIMIT:
 Keni probleme me shikimin, NJOFTONI MJEKUN TUAJ
 Keni hemorragji gastrointestinale (dalje gjaku nga goja ose me fecet, ngjyrosje e
feceve nё tё zezё), NDALONI TRAJTIMIN DHE KONTAKTONI MENJЁHERЁ
MJEKUN OSE URGJENCЁN
 Shfaqja e shenjave nё lёkurё ose mukoza qё ngjan me diegiet (eritema me flluska,
ulçeracione), NDALONI TRAJTIMIN DHE KONTAKTONI MENJЁHERЁ MJEKUN
OSE URGJENCЁN
 Shfaqje e shenjave alergjike tё shkaktuara nga ky medikament, kryesisht njё krizё
astmatike ose njëfryrje e menjёhershme e fytyrёs dhe qafës (shihni rubrikёn “Efektet e
mundshme anësore”), NDALONI TRAJTIMIN DHE KONTAKTONI MENJЁHERЁ
MJEKUN OSE URGJENCЁN
 Pёrdorimi pёr njёkohё tё gjatё nё doza tё larta tё kodeines mund tё coj ne varësi nga
kodeina. Mos e përdorni këtё medikament për një kohë tё gjatë pa këshillën e
mjekut,veçanërisht nëse simptomat vazhdojnë ende pas 5 ditëve që keni marre këtё
medikament.Shmangni përdorimin e alkoolit gjatё trajtimit.
 Tek pacientët me hipertension intrakranial përdorimi i këtij medikamenti mund të
rëndojë hipertensionin.

Ky medikament përmban një anti inflamator jo-steroidik: ibuprofen dhe kodein.
Ju nuk duhet të merrni në të njëjtën kohë me këtë ilaç, ilaçe të tjera që përmbajnë
antiinflamator jo-steroidik (përfshirë edhe inhibitorët selektiv te ciklooksigjenazës 2) dhe/ose
acid acetilsalicilik (aspirin). Ju nuk duhet të merrni në të njëjtën kohë gjithashtu ilaçe të tjera

që e përmbajnë kodeinën. Lexojeni me kujdes këtë fletëudhëzim në mënyrë që të siguroheni
që nuk jeni duke marrë edhe liaçe të tjera që përmbajnë antiinflamator jo-steroidik.
PЁR ÇDO DYSHIM OSE PASIGURI PYESNI MJEKUN OSE FARMACISTIN
Ndёrveprimi me medikamente tё tjera
Ju lutemi informoni mjekun tuaj ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e
fundit ndonjë ilaç tjetër, duke përfshirë edhe ilaçet e marra pa recetë, pasi disa ilaçe nuk duhet
të merren së bashku dhe ilaçe të tjera mund të kërkojnë përshtatjen e dozës kur ato merren
njёkohёsisht. Informoni gjithmonë mjekun tuaj ose farmacistin nëse jeni duke marrë ndonjë
prej ilaçeve në vijim para se të përdorni ANTARENE CODEINE:
 Aspirinё (acid acetilsalicilik) ose tё tjerё anti-inflamatorё jo- steroidik
 Kortikosteroidё
 Antikoagulantё oralё si varfarina, heparina me injektim, antiagregantёt trombocitik
ose trombolitikё tё tjerё si ticlopidina
 Lithium
 Methotrexat
 Frenues tё enzimёs Angiotenzin konvertaza, diuretikё, beta-bllokues dhe antagonistё
tё angiotenzinёs II
 Antidepresantё tё ndryshёm (SSRI)
 Pemetrexed
 Ciclosporine, tacrolimus.
 Buprenorphine, Nalbuphine, Pentazocine
 Naltrexone.
Ndёrveprimi me ushqimet dhe pijet
Shmangni pёrdorimin e alkoolit gjatё trajtimit.
Shtatzania dhe ushqyerja me qumësht gjiri
Shtatzania
Lidhur me ibuprofen:
Gjatё trimestrit tё parё tё shtatzёnisё (pas 12 javёsh amenorre ose 12 javё pas ditёs sё pare tё
ciklit tuaj tё fundit), mjeku juaj mund t’ju pёrshkruajё kёtё medikament nёse do tё jetё e
nevojshme.
Nga 2,5 deri nё 5 muaj shtatzёni tё kaluar (12 deri nё 24 javё amenorre), ky medikament nuk
duhet tё pёrdoret, nёse pёrshkruhet nga mjeku duhet marrё pёr njё kohё sa me tё shkurtёr.
Nuk kёshillohet pёrdorimi i zgjatur i kёtij medikamenti.
Nё mё shumё se 5 muaj shtatzёni (mё shumё se 24 javё amenorre), ju nuk duhet NЁ ASNJЁ
MЁNYRЁ tё merrni kёtё medikament, sepse efektet e tij tek fёmija juaj mund tё lёnё pasoja
tё rёnda kryesisht nё sistemin kardio-pulmonar dhe renal, qoftё edhe nga pёrdorimi i njё
tabletё tё vetme.

Nëse ju keni marrë këtë ilaç, ndërsa ishit më shumë se pesë muaj shtatzënë, tregojini
gjinekologut tuaj.
Lidhur me kodeinёn:
Mund ta merrni kёtё ilaç gjatё shtatzanisё pёr periudha tё shkurtra (disa ditё) dhe nё dozat e
rekomanduara. Megjithatё, nё fund tё shtatzanisё njё dozё e tepёrt kodein mund tё ketё
efekte toksike për fёmijёn e porsalindur. Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj pёr kёshilla para
se të merrni ndonjё ilaç.
Ushqyerja me qumёsht gjiri
Ibuprofeni dhe kodeina sekretohen nё qumёshtin e nёnёs.
Dozat e tepёrta tё kodeinёs qё administrohen nga gratё qё ushqejnё fёmijёt me gji mund tё
sjellin pushime të frymёmarrjes ose ulje tё tonit tek fёmija. Ky ilaç është i kundërindikuar pёr
gratё qё ushqejnё fёmijёt me gji, me përjashtim të një dozë të izoluar.
Drejtimi i makinёs dhe pёrdorimi i mjeteve tё tjera
Nё raste tё rralla,pёrdorimi i kёtij ilaçi mund tё shkaktojё marramendje dhe çrregullime tё
shikimit. Drejtuesit e automjeteve duhet tё jenё tё paralajmeruar pёr rrezikun e pёrgjumjes qё
vjen nga prezenca e kodeinёs nё kёtё ilac.Ky efekt zbehet pas disa dozash, por mund tё jetё e
dobishme qё trajtimi tё fillohet nё darkё. Pёrgjumja theksohet nё rast se ky ilac shoqёrohet me
konsumim alkooli.
3. SI PЁRDORET ANTARENE CODEINE 200 mg/ 30 mg, tabletё e veshur
Shfaqja e efekteve tё padёshiruara mund tё parandalohet duke pёrdorur njё dozё sa mё tё
vogёl tё ilaçit pёr njё periudhё kohore sa mё tё shkurtёr deri nё lehtёsimin e simptomave.
Dozimi
 pёr pёrdorim vetёm nga tё rriturit.
 1 ose 2 tableta ne dozёn e parё dhe rritje tё dozёs nё varёsi tё dhimbjeve, deri nё 1
tabletё cdo 4 deri ne 6 orё, pa tejkaluar 6 tableta nё ditё.
Metoda dhe rruga e administrimit
Rruga orale.
Gёlltiteni tё gjithё tabletёn pa e pertypur, me njё gotё tё madhe me ujё, mundёsisht gjatё
ngrёnies.
Frekuenca e administrimit dhe kohёzgjatja e trajtimit
Dozat merren pёrgjithёsisht nё intervale prej 6 orёsh dhe tё paktёn nё intervale prej 4 orёsh.
Nёse merrni mё shumё ANTARENE CODEINE se sa duhet:
Nё rast mbidoze aksidentale apo helmimi nga pёrdorimi i ANTARENE CODEINE kёrkoni
menjёherё kujdes mjekёsor.Shenjat e mbidozёs nga kodeina janё: pёrgjumje dhe vёshtirёsi nё
frymёmarrje.

Nёse harroni ta merrni tabletёn: mos merrni dyfishin e dozёs pёr tё kompensuar dozёn qe
harruat tё merrnit.
Nё rast se ndaloni sё pёrdoruri ANTARENE CODEINE :
Risk per shfaqjen e sindromёs sё ndёrprerjes sё menjёhershme tё medikamentit nga prania e
kodeinёs.
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Ashtu si tё gjithё medikamentet, ANTARENE CODEINE, mund tё japё efekte tё
padёshiruara,tё cilat mund tё mos shfaqen tek tё gjithё pёrdoruesit e ilacit.
Nё lidhje me praninё e kodeinёs:
• Pёrgjumje, eufori,çrregullim humori
• Kontraktim tё pupilave, vёshtiresi nё urinim,
• Reaksione hipersensitiviteti (kruarje, urtikarie, pucra),
• Kapsllёk, pёrzierje, tё vjella,
• Marramendje,
• Vёshtirёsi nё frymёmarrje,
• Dhimbje barku veçanёrisht nё pacientёt qё kanё bёrё kirurgji tё fshikёzёs sё tёmthit.

Nё lidhje me praninё e ibuprofen:
Medikamentet si ANTARENE CODEINE, mund tё rrisin riskun e krizёs kardiake (infarktit tё
miokardit) ose aksidenteve vaskulare cerebrale.
Mund tё shkaktojё reaksione alergjike:
 Kutane: çarje tё lёkurёs, kruarje, edemё, rёndim i urtikaries kronike,
 Respiratore, si krizat astmatike,
 Tё pёrgjithshme: fryrje e menjёhershme e fytyrёs dhe qafёs me prejardhje respiratore
(angioedema).
Nё disa raste tё rralla, mund tё shkaktojё hemoragji gastrointestinale (shihni rubrikёn
“Paralajmerime tё veçanta pёr tabletёn ANTARENE CODEINE”), dhimbje koke e shoqёruar
me tё pёrziera, tё vjella.
Nё tё gjitha kёto raste, duhet ndёrprerё menjёherё trajtimi dhe tё njoftoni mjekun.
5. SI RUHET ANTARENE CODEINE 200 mg/ 30 mg, tabletё e veshur
Mos lejoni qё ky medikament tё bjerё nё duart e femijёve.
Mos e pёrdorni ANTARENE CODEINE pas datёs sё skadencёs sё shkruar nё kuti.
Data e skadencёs i referohet ditёs sё fundit tё atij muaji.

Ilaçet nuk duhet tё hidhen nё ujёrat e zeza apo mbeturinat shtёpiake. Pyesni farmacistin se
çfarё duhet tё bёni me medikamentet e papёrdorura. Marrja e kёtyre masave mundёson
mbrojtjen e mjedisit.
6. INFORMACIONE SHTESË
Lёndёt aktive janё kёto :
ANTARENE CODEINE 200 mg/30 mg
Ibuprofen:………………………………………………. 200 mg
Fosfat kodeine hemihidrat:………………………..30 mg
Pёr njё tabletё tё veshur.

Lёndё tё tjera:
Bёrthama e tabletёs: Amidon misri, amidon i prexhelatinuar, acid stearik, silikat koloidal
anhidёr.
Veshja: SEPIFILM LP014 (hipromeloze, celuloze mikrokristaline,acid stearik), SEPISPERSE
3098 portokalli (hipromeloze, celuloze mikrokristaline, dioksid titani (E 171), ngjyrues i
verdhe Sunset yellow (E 110)).
Pamja e ANTARENE CODEINE dhe pёrmbajtja e paketimit :
Ky medikament fabrikohet si tabletё e veshur me film, me ngjyrё portokalli dhe me njё pamje
me shkёlqim.
ANTARENE CODEINE 200 mg/ 30 mg : kuti me 20 tableta.
Mbajtёsi i Lejes pёr Marketing
Laboratoire ELERTE