Coquelusedal Nourrison – Supozitor

Category:

Description

KY PRODUKT SHITET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!

INFORMATA PËR PËRDORUESIN
COQUELUSEDAL nourrisson, supozitorë

Lexojeni gjithë fletudhëzimin me kujdes sepse përmban informata të rëndësishme për ju.
Ky bar është në dispozicion pa recetë.Megjithatë,ju duhet të merrni Coquelusedal nourrisson me kujdes
për të arritur rezultatet më të mira prej tij.
Nëse keni pyetje të tjera, ose keni ndonjë dyshim, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
 Ruajeni këtë fletëudhëzim. Mund të ju duhet ta lexoni përsëri.
 Pyeteni farmacistin tuaj nëse ju nevojiten më tepër informata ose këshilla.
 Kontaktoni mjekun nëse simptomat tuaja keqësohen ose nuk përmirësohen.
 Nëse ndonjë efekt anësor bëhet serioz, ose vëreni ndonjë efekt tjetër i cili nuk është listuar në këtë
fletëudhëzim, ju lutemi njoftoni mjekun apo farmacistin tuaj.
Në këtë fletudhëzim:
1. Çka është COQUELUSEDAL nourrisson , supozitorë dhe për çka përdoret
2. Çka duhet të dini para se të merrni COQUELUSEDAL nourrisson, supozitorë
3. Si ta merrni COQUELUSEDAL nourrisson, supozitorë
4. Efektet anësore të mundshme
5. Si ta ruani COQUELUSEDAL nourrisson, supozitorë
6. Informata shtesë
1. ÇKA ËSHTË COQUELUSEDAL NOURRISSON DHE PËR CKA PËRDORET?
Ky medikament përdoret për trajtimin ndihmës të sëmundjes akute beninje bronhiale tek fëmijët e
moshës deri 30 muajsh
Vërejtje: Duhet të kontaktoni mjekun nëse simptomat keqësohen ose nuk përmirësohen.
2. ÇKA DUHET TE DINI PARA SE TË FILLONI PËRDORIMIN E COQUELUSEDAL
NOURRISSON
Mos përdorni COQUELUSEDAL NOURRISSON në rast se :
-foshnja juaj është alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve të listuar në paragrafin 6.
-foshnja ka patur kohën e fundit lëndime në anus ose rektum (kundërindikacion i lidhur me rrugën e
administrimit)
Masat paraprake për përdorim:
Në rast të paraqitjes së etheve ose gëlbazës së trashë ose purulente, ose në rast të sëmundjes kronike të
bronheve ose mushkërive, pyeteni mjekun tuaj për këshillë.
Shtatëzënia dhe Gjidhënia:
Nuk aplikohet
Eksipientët me veprim të njohur: propilen glikol.
Ndërveprimet me medikamente të tjera
Ju lutem tregoni mjekut ose farmacistit tuaj nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohën e fundit ndonjë
medikament tjetër, duke përfshirë edhe medikamentet pa përshkrim të mjekut.
3. SI TË PËRDORET COQUELUSEDAL NOURRISSON supozitorë
Dozimi:1 deri 2 supozitorë në ditë.
Ky medikament është përshkruar personalisht për ju në situatë specifike:
 Mund të mos jetë i përshtatshëm për raste të tjera.

2

 Mos këshilloni dikënd tjetër që ta përdor.
Rruga e administrimit
Rruga rektale. Për foshnjet e moshës deri në 30 muaj.
Kohëzgjatja e trajtimit
Përdorimi i rrugës rektale duhet të jetë sa më e shkurtër e mundshme për shkak të rrezikut të toksicitetit
lokal.Zakonisht 3 ditë trajtim.
Në rast të përdorimit të COQUELUSEDAL NOURRISSON më shumë se që duhet:
Forma e medikamentit si supozitorë e bën shumë të vështirë përdorimin e tepërt
Nëse harroni të merrni COQUELUSEDAL NOURRISSON:
Mos përdorni dozë të dyfishtë për të kompenzuar dozën e harruar
4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha medikamentet, COQUELUSEDAL NOURRISSON si supozitorë, mund të shkaktojnë efekte
anësore.Mund të shfaqen efekte lokale (iritim i anusit ose rektumit), të ndërlidhura me rrugën e
administrimit. Efektet anësore janë më të shpeshta dhe më të rënda, sa më e gjatë koha e përdorimit, sa
më e lartë shpeshtësia e përdorimit dhe sa më e lartë doza.
Si rezutat i prezencës së propilen glikolit, ekziston rreziku i iritimit të lëkurës.
Nëse vëreni ndonjë efekt anësor i cili nuk është listuar në këtë fletëudhëzim, ju lutem njoftojeni mjekun
ose farmacistin tuaj.
5. SI TË RUHET COQUELUSEDAL NOURRISSON
Mbajeni larg nga fëmijët.
Ruajeni në temperaturë deri në 25°C.
Mos e përdorni këtë medikament pas datës së skadencës të shënuar në kuti.Kjo datë përkon me ditën e
fundit të muajit përkatës
Medikamentet nuk duhet të hidhen në kanalizim ose në mbeturinat shtëpiake. Pyetni farmacistin tuaj për
mënyrën e eleminimit të medikamenteve për të cilat nuk keni më nevojë. Këto masa do të ndihmojnë në
mbrojtjen e mjedisit.
6.INFORMATA SHTESË
-Substancat aktive janë:
Grindelia (ekstrakt i butë i holluar)………………………………………………………..10.0 mg
Gelsemium (ekstrakt i butë i holluar)………………………………………………………5.00 mg

Për një supozitor
-Përbërësit e tjerë janë: propilen glikol, yndyrë e fortë.
Si duket Coquelusedal nourrisson dhe përbërja e paketimit
Ky bar është në formën e supozitorit të vendosur në blistera PVC/Polietilen. Kuti me 10 supozitorë.
Supozitori ka formën e qirit,me ngjyrë kafe të çelët,i rrëshkitshëm në prekje.
Mbajtësi i Autorizim Marketingut
Laboratoires des Realisations Therapeutiques Elerte