Antarene Oral Suspension 20 Mg/ml * 150 Ml

ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ

Category:

Description

KY PRODUKT MUND TË SHITET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!

 

ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ

Ibuprofen

Lexojeni tё gjithё kёtё fletёudhezues me kujdes pёrpara se tё filloni ta merrni kёtё
medikament. Ajo pёrmban informacion tё rёndёsishёm rreth trajtimit tuaj.
Mbajeni kёtё fleteudhezues.Mund tju duhet ta lexoni pёrsёri.
Pyesni farmacistin tuaj nёse ju nevojitet mё shumё informacion ose kёshilla.
Nёse ndonjё nga simptomat tuaja vazhdon pёrkeqёsohet ose thjesht vazhdon, flisni
me mjekun tuaj.
MBAJENI LARG NGA FЁMIJЁT.

Pёrmbajtja e fleteudhezuesit
1. ÇFARË ЁSHTЁ ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ,
DHE KUR PЁRDORET
2. ÇFARË DUHET TЁ DINI PARA SE TЁ MERRNI ANTARENE 20 mg / ml,
shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ
3. SI PЁRDORET ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ
4. EFEKTE ANЁSORE TЁ MUNDSHME
5. SI RUHET ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ
6. INFORMACIONE TЁ MЁTEJSHME
1. ÇFARË ЁSHTЁ ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ,
DHE KUR PЁRDORET
Klasa farmakoterapeutike
ANALGJEZIK DHE ANTIPIRETIK
Indikacione terapeutike
Ky medikament pёrmban anti-inflamator jo steroid.Ky medikament pёrdoret pёr
foshnjat dhe fёmijёt nga 3 muaj deri nё 12 vjec (pёrafёrsisht 30 kg) nё kёto raste :
 trajtimin e temperaturёs dhe/ose nё dhimbje koke, gjendje gripale, dhimbje
dhembi dhe dhimbje tё tjera tё herёpashershme.
 Artrit juvenil kronik
2. ÇFARË DUHET TЁ DINI PARA SE TЁ MERRNI ANTARENE 20 mg / ml,
shurup per FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ
Nёse jeni informuar nga mjeku qё jeni intolerant ndaj disa sheqernave, konsultohuni
me mjekun para se tё merrni kёtё medikament.
Kundёrindikime
Mos e merrni kurrё ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ, nё
rastet e mёposhtme:
 Femrat qё janё mё shumё se 5 muajshe shtatzanё (24 javё amenorre),

 Personat qё kanё histori alergjie ose astme qё shkaktohet nga marrja e kёtij
medikamenti ose nga medikamente tё ngjashme, veçanёrisht nga anti-
inflamatorё jo steroidё tё tjerё, acidi acetilsalicilik (aspirina),
 Persona qё kanё histori alergjie nga ndonje prej pёrbёresve te tjere te
tabletёs,
 Persona qё kanё histori hemoragjie gastro-intestinale ose ulçerash qё lidhen
me trajtimet e mёparshme me AIJS (anti-inflamatorё jo steroidё),
 Personat qё kanё ulçer ose hemoragji stomaku ose te zorrёve, qё sapo u ka
filluar ose qё u pёrsёritet shpesh,
 Nё rast se kanё hemorragji gastrointestinale, cerebrale ose hemoragji tё
tjera,
 Nё sёmundje tё rёnda tё melcisё,
 Nё sёmundje tё rёnda tё veshkave,
 Nё sёmundje tё rёnda tё zemrёs,
 Nё lupus eritematosus sistemik
NЁ RAST SE KENI ENDE DYSHIME, KЁSHILLOHUNI ME MJEKUN OSE
FARMACISTIN TUAJ.

Masa paraprake; Paralajmёrime tё vecanta
Merrni masa paraprake tё veçanta me ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr
FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ :
Nё doza tё larta, mbi 1200 mg/ditё, ky medikament ka veçori anti-inflamatore dhe
mund tё provokojё disa simptoma, ndonjёherё tё rёnda qё janё tё ngjashme me
medikamentet anti-inflamatore jo steroide.
Medikamentet si ANTARENE 20 mg / ml, shurup mund tё rrisin riskun e krizёs
kardiake (“infarkti i miokardit”) ose tё aksidenteve vaskulare cerebrale. Risku ёshtё
me i madh kur rritet doza dhe kohezgjatja e pёrdorimit.
Mos tejkaloni dozat e rekomanduara dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit.
Nёse keni probleme kardiake, nёse keni pasur njё aksident vaskular cerebral ose
nёse mendoni qё keni njё faktor risku pёr kёto lloj patologjish (pёr shembull nё rast
presioni arterial tё rritur, diabeti, kolesteroli tё lartё ose nёse keni pirё duhan)
kёshillohuni mё parё me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tek femrat, ANTARENE 20 mg / ml, shurup mund tё ndikojё ne fertilitet. Pёrdorimi i
tabletёs nuk rekomandohet tek femrat qё dёshirojnё tё mbeten shtatzane. Femrat qё
kanё vёshtirёsi nё shtatzani ose ato qё janё duke kryer ekzaminime mbi funksionin
riprodhues, duhet tё kёshillohen mё parё me mjekun ose farmacistin e tyre para se tё
marrin kёtё tabletё.
Te moshuarit kanё njё risk mё tё madh qё tё preken nga efektet e padёshiruara,
kryesisht nga hemoragjitё gastro-intestinale, ulçerat dhe perforacionet. Funksioni

renal, hepatik dhe kardiak duhet tё monitorohen vazhdimisht. Dozimi duhet tё jetё sa
mё i ulet dhe me njё kohёzgjatje tё shkurtёr deri ne lehtёsimin e simptomave.
Ky medikament pёrmban njё agjent ngjyrues azoik (E124) dhe mund tё shkaktoj
reaksione alergjike.
Nuk rekomandohet pёrdorimi i ketij medikamenti nga pacientёt qё janё intolerantё
ndaj fruktozёs (sёmunje e trashёgueshme e rrallё).
Ky medikament pёrmban 1.50 mg kripёpёr ml shurup. Tё merret ne konsideratё nga
pacientёt qё ndjekin dietё tё ulёt me kripё.
PARA SE TЁ PЁRDORNI KЁTЁ MEDIKAMENT, KONSULTOHUNI ME MJEKUN
TUAJ NЁ RAST SE:
 Keni histori astme tё shoqёruar me rinit kronik, sinusit kronik ose me polipe
nasale Administrimi i kёtij ilaçi mund tё shkaktoje krizё astmatike, kryesisht tek
disa persona alergjikё ndaj acidit acetilsalicilik (aspirinёs) ose ndaj njё anti-
inflamatori josterid (shihni rubrikёn “Mos e merrni ANTARENE 20 mg / ml,
shurup nё rastet e mёposhtme”),
 Keni probleme me koagulimin, po trajtoheni me antikoagulantё. Ky
medikament mund tё shkaktojё pasoja tё rёnda gastro-intestinale,
 Keni histori mjekёsore nё sistemin digjestiv (hernie hiatale, hemoragji
digjestive, ulçera tё hershme tё stomakut ose tё duodenit),
 Sёmundjeje tё zemrёs, mёlçisё ose tё veshkave,
 Tё variçeve. Ky medikament nuk kёshillohet ne raste te infeksioneve tё rёnda
tё lёkurёs,
 Tё trajtimit me medikamente tё tjera qё shtojnё riskun e ulçerёs
gastroduodenale ose tё hemoragjisё, pёr shembull nga kortikoidёt oralё, nga
antidepresantёt (tipi SSRI, pra Frenuesit Selektiv tё Rikapjes sё Serotoninёs),
nga medikamentet qё parandalojnё formimin e koagulave si aspirina ose nga
koagulantёt sivarfarina. Nё kёtё rast, konsultohuni me mjekun para se tё
merrni ANTARENE (shihni rubrikёn “Marrja ose pёrdorimi i medikamenteve tё
tjera”),
 Trajtimit me methotrexat me doza qё shkojnё mbi 20 mg nё javё ose me
pemetrexed (shihni rubrikёn “Marrja ose pёrdorimi i medikamenteve tё tjera”).
NЁSE GJATЁ TRAJTIMIT:
 Keni probleme me shikimin, NJOFTONI MJEKUN TUAJ,
 Keni hemoragji gastro-intestinale (dalje gjaku nga goja ose me fecet, ngjyrosje
e feceve nё tё zeze), NDALONI TRAJTIMIN DHE KONTAKTONI
MENJЁHERЁ MJEKUN OSE URGJENCЁN
 Shfaqen shenja alergjie tё shkaktuara nga ky medikament, kryesisht njё krizё
astmatike ose nje fryrje e menjёhershme e fytyrёs dhe qafes (shihni rubrikёn
“Efektet e mundshme anesore”), NDALONI TRAJTIMIN DHE KONTAKTONI
MENJЁHERЁ MJEKUN OSE URGJENCЁN

Ky medikament pёrmban njё anti-inflamator jo steroid qё ёshtё ibuprofeni.
Ju nuk duhet tё merrni nё tё njёjtёn kohё me kёtё medikament, tё tjerё medikamente
qё pёrmbajnё anti-inflamator jo- steroidik (pёrfshirё frenuesit selektiv tё
ciklooksigjenazёs 2) dhe/ose acidin acetilsalicilik (aspirina).
Lexoni me kujdes fletepershkruesit e medikamenteve tё tjera qё ju merrni me qёllim
qё tё siguroheni qё ato nuk pёrmbajnё anti-inflamator jo steroid dhe/ose acid
acetilsalicilik (aspirinё).

Ndёrveprimi me medikamente tё tjera
Marrja ose pёrdorimi i medikamenteve tё tjera:
KЁSHILLOHUNI ME MJEKUN OSE FARMACISTIN TUAJ NЁSE MERRNI OSE
KENI MARRЁ KOHЁT E FUNDIT NJЁ MEDIKAMENT TJETЁR, EDHE NЁSE ATЁ E
KENI MARRЁ PA RECETЁ.
DISA MEDIKAMENTE NUK MUND TЁ PЁRDOREN NJЁKOHЁSISHT, NDЁRSA
DISA TЁ TJERA KANЁ NEVOJЁ PЁR NDRYSHIME SPECIFIKE (NЁ DOZЁ, PЁR
SHEMBULL)
Njoftoni gjithmonё mjekun, dentistin ose farmacistin tuaj nёse merrni njё nga
medikamentet e mёposhtme njekohesisht me ANTARENE 20 mg / ml, shurup:
 Aspirinё (acid acetilsalicilik) ose tё tjerё anti-inflamatorё jo- steroidik
 Kortikosteroidё
 Antikoagulantё oralё si varfarina, heparina me injektim, antiagregantёt
trombocitik ose trombolitikё tё tjerё si ticlopidina
 Lithium
 Methotrexat
 Frenues tё enzimёs Angiotenzin konvertaza, diuretikё, beta-bllokues dhe
antagonistё tё angiotenzinёs II
 Antidepresantё tё ndryshёm (SSRI)
 Pemetrexed
 Ciclosporine, tacrolimus.
Ndёrveprimi me ushqimet dhe pijet
Nuk ka.
Ndёrveprimi me produktet e fitoterapisё ose terapisё alternative
Nuk ka.
Shtatzёnia dhe ushqyerja me gji
KЁSHILLOHUNI ME MJEKUN OSE FARMACISTIN TUAJ PARA SE TЁ MERRNI
CDO MEDIKAMENT.

Shtatzёnia
Gjatё trimestrit tё parё tё shtatzёnisё (pas 12 javёsh amenorre ose 12 javё pas ditёs
sё pare tё ciklit tuaj tё fundit), mjeku juaj mund t’ju pёrshkruajё kёtё medikament
nёse do tё jetё e nevojshme.
Nga 2,5 deri nё 5 muaj shtatzёni tё kaluar (12 deri nё 24 javё amenorre), ky
medikament nuk duhet tё pёrdoret, nёse pёrshkruhet nga mjeku duhet marrё pёr njё
kohё sa me tё shkurtёr. Nuk kёshillohet pёrdorimi i zgjatur i kёtij medikamenti.
Nё mё shumё se 5 muaj shtatzёni (mё shumё se 24 javё amenorre), ju nuk duhet NЁ
ASNJЁ MЁNYRЁ tё merrni kёtё medikament, sepse efektet e tij tek fёmija juaj mund
tё lёnё pasoja tё rёnda kryesisht nё sistemin kardio-pulmonar dhe renal, qoftё edhe
nga perdorimi i njё tabletё tё vetme.
Nёsё e keni pёrdorur kёtё medikament ndёrkohё qё jeni mё shumё se 5 muajshe
shtatzёnё duhet tё flisni me obstetёr-gjinekologun tuaj.
Ushqyerja me gji
Ky medikament kalon nё qumёshitin e nёnёs. Si masё kujdesi, duhet tё mos pёrdoret
ky ilaç gjatё periudhёs sё ushqyerjes me gji.
Aktiviteti sportiv
Nuk ka.
Drejtimi i makinёs dhe pёrdorimi i mjeteve tё ndryshme
Nё raste tё rralla, pёrdorimi i kёtij medikamenti mund tё shkaktojё marrje mendsh
dhe probleme me shikimin.
Pёrbёrёsit me efekt tё njohur: ngjyruesi i kuq Cochineal Red A (E124), kripё,
sorbitol.

3. SI PЁRDORET ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ
Shfaqja e efekteve tё padёshiruara mund tё parandalohet duke pёrdorur njё dozёsa
mё tё vogёl tё ilaçit pёr njё periudhё kohore sa mё tё shkurtёr deri nё lehtёsimin e
simptomave.
Doza, Mёnyra dhe/ose rruga(ёt) e administrimit. Frekuenca e administrimit dhe
Kohёzgjatja e trajtimit
Doza
Ky medikament pёrdoret pёr foshnjat dhe fёmijёt nga 3 muaj deri nё 12 vjec
(pёrafёrsisht 30 kg)
 Dhimbje dhe temperaturё: Doza e zakonshme varion nga 20-30 mg/kg/ditё, 3
herё nё ditё (pa tejkaluar dozёn 30 mg/kg/ditё).
 Artrit juvenil kronik: 30-40 mg/kg/ditё, 4 herё nё ditё.

Merret nё rrugё orale.
Tundeni mirё flakonin para pёrdorimit.
Mёnyra e administrimit
Ky medikament administrohet nё rrugё orale pёrmes njё shiringe matёse(e graduar
nё kg pёr peshё trupore) qё jep njё dozё prej 10 mg/kg e marrё pёrnjeherё.
Mёnyra e pёrdorimit tё shiringёs pёr administrim oral:
Doza qё duhet tё merret pёrnjeherё pёrftohet duke tёrhequr pistonin e shiringёs tё
zhytur nё shurup, deri nё aq mililitra sa korrespondojnё me peshёn e femijes.
Pёr çdo pёrdorim:
– Per femije me peshe deri nё 10 kg:
Mbusheni shiringen deri ne shenjen qe tregon kete peshe te femijes tuaj.
– Per femije me peshe mbi 10 kg:
Mbusheni njёherё shiringёn nё sasinё qё pёrkon me peshёn 10 kg, pastaj
mbusheni pёr herё tё dytё nё sasi qё pёrkon nё total me peshёn e fёmijёs.(
pёr shёmbull pёr njё femije qё peshon 30 kg: mbusheni njёherё shiringёn deri
ne shenjen qe tregon peshen 10 kg , pastaj mbusheni pёr herё tё dytё deri tek
shenja qё pёrkon me 10 kg tё tjera dhe vazhdoni keshtu derisa te arrihet nje
sasi totale e barabarte me peshen qe ka femija juaj)
– Mbi 30 kg: (pёrafёrsisht 12 vjec): ka forma farmaceutike mё tё pёrshtatshme
pёr tu pёrdorur.
Kjo shiringё ёshtё e pёrdorshme posaçёrisht vetёm pёr kёtё shurup.
Pas çdo pёrdorimi, hiqni shiringёn ,lajeni mirё dhe thajeni.
Kohёzgjatja e trajtimit
Nёse dhimbja vazhdon pёr mё shumё se 5 ditё ose temperatura pёr mё shumё se 3
ditё, ose nёse ato rёndohen nё rast tё shfaqjes sё njё shqetёsimi tjetёr, informoni
mjekun tuaj mbi kёtё.
Nё rast se, aksidentalisht, merrni mё shumё ilaç ose nё rast intoksikacioni,
NDЁRPRISNI TRAJTIMIN DHE KONSULTOHUNI MENJЁHERЁ ME MJEKUN
Nёse harroni ta merrni nё kohё dozёn e ilacit: mos merrni dyfishin e dozёs pёr tё
kompensuar dozёn qё harruat tё merrnit.
4. EFEKTET ANЁSORE TЁ MUNDSHME
Ashtu si tё gjithё medikamentet, ANTARENE shurup, mund te jape efekte tё
padёshiruara, por nuk shfaqen tek te gjithe ata qe e perdorin.
Medikamentet si ANTARENE shurup, mund tё rrisin riskun e krizёs kardiake (infarktit
tё miokardit) ose aksidenteve vaskulare cerebrale.

Mund tё shkaktojnё reaksione alergjike:
 Kutane: çarje tё lёkurёs, kruarje, edemё, rёndim i urtikaries kronike,
 Respiratore, si krizat astmatike,
 Tё pёrgjithshme: fryrje e menjёhershme e fytyrёs dhe qafёs me prejardhje
respiratore (angioedema).
Nё disa raste tё rralla, mund tё shkaktojё hemoragji gastrointestinale (shihni rubrikёn
“Paralajmerime tё veçanta pёr shurupin ANTARENE”). Ky efekt mund tё shfaqet
nёse doza e marrё ёshtё mё e lartё se normalja.
Nё raste tё veçanta mund tё shfaqen dhimbje koke tё shoqёruara me nauze, tё vjella
dhe forcim tё qafёs.
Nё raste edhe mё tё veçanta mund tё shkaktojё çarje tё lёkurёs ose tё mukozave
(ndjesi djegieje e shoqёruar me skuqje, flluska,tё çara, dhe ulçerime tё lёkurёs).
Nё disa raste, janё vёrejtur infeksione tё rёnda tё lёkurёs tek pacientёt qё kanё
variçe.
Nё tё gjitha kёto raste, duhet ndёrprerё menjёherё trajtimi dhe tё njoftoni
mjekun.
Gjatё trajtimit, mund tё shfaqen:
 Probleme digjestive: dhimbje stomaku, tё vjella, nauze, diarre, konstipacion,
 Nё disa raste, marrje mendsh, dhimbje koke, ndonjёherё probleme me
shikimin, pakёsim i ndjeshёm i sasisё sё urinёs, insuficiencё renale.
Nё tё gjitha kёto raste, duhet tё njoftoni mjekun tuaj.
Nё disa raste janё vёzhguar ndryshime nё bilancin hepatik ose ne formulёn e gjakut
(ulje e numrit tё leukociteve ose eritrociteve) qё mund tё rёndojnё gjёndjen.
Nёse ju vёreni efekte tё tjera tё padёshiruara qё nuk janё pёrmendur nё kёtё
fletpershkrues, ose nёse disa prej efekteve tё padёshiruara rёndohen, njoftoni
mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI RUHET ANTARENE 20 mg / ml, shurup pёr FOSHNJЁ DHE FЁMIJЁ
Mos lejoni qё ky medikament tё bjerё nё duart e femijёve.
Data e skadencёs
Mos e pёrdorni ANTARENE shurup, pas datёs sё skadencёs sё shkruar nё flakon.
Kushte tё vecanta ruajtjeje
Para hapjes : Nuk kёrkon kushte tё vecanta tё ruajtjes.
Pas hapjes :Shurupi mund tё ruhet maksimumi deri nё 6 muaj.
Kini kujdes nga disa shenja tё dukshme tё skadimit

Medikamentet nuk duhen hedhur nё plehra. Pyesni farmacistin se çfarё duhet tё bёni
me medikamentet e papёrdorura. Marrja e kёtyre masave mundёson mbrojtjen e
mjedisit.
6. INFORMACIONE TЁ MЁTEJSHME
Substanca aktive ёshtё:
Ibuprofen ……………………………………………………..20 mg
Pёr 1 ml shurup
Pёrbёrёsit e tjerё janё:
Acid citrik monohidrat, disodium fosfat dodekahidrat, karragenine, sorbitol, polisorbat
85, para-hidroksibenzoat metili, para-hidroksibenzoat propili, sakarine natriumi,
ngjyrues i kuq cochineal A (E124), arome luleshtrydhe, uje i purifikuar.
Forma farmaceutike dhe pёrmbajtja
Ky medikament ёshtё shurup.
Flakon prej 125 ose 150 ml me shiringë 5 ml pёr administrim oral.
Flakon prej 200 ml me shiringë 10 ml pёr administrim oral.
Mbajtesi i lejes se marketingut/Fabrikuesi
Laboratoire ELERTE

KЁSHILLA/ EDUKATЁ SHЁNDETЁSORE
“CFARЁ DUHET TЁ BЁNI NЁ RAST TEMPERATURE”:
Temperatura normale e trupit varion nga njё individ tek tjetri dhe varion mes 36,5 0 C
dhe 37,5 0 C. Njё ngritje me mё shumё se 0,8 0 C konsiderohet si gjёndje temperature.
Tek femijet me pak se 2 vjec :
o Temperatura mund tё jete e rrezikshme sepse :
 Paraqet risk per konvulsione nese rritet shumё dhe shpejtё
 Paraqet risk per çhidratim.
o Çfarё duhet tё bёni:

 Zhvisheni femijen
 Jepini te pije shume lengje
 Lajeni ne uje me temperaturё 2°c mё tё ulёt se temperatura qё ka femija
 Jepini nje medikament te pershtatshem per moshen e tij
o Çfarё nuk duhet tё bёni:
 Mos e mbuloni fёmijёn pasi kёshtu rrisni riskun per shfaqjen e konvulsioneve
 Mos e vini ne dieta
Tek femijet mbi 2 vjec:
Jepini nje medikament kunder temperatures. Nёse nuk ka pёrmirёsim konsultohuni
menjёherё me mjekun.
“ÇFARЁ DUHET TЁ BЁNI NЁ RAST DHIMBJE”:
Nёse nuk ka pёrmirёsim pas 5 ditёsh trajtimi,
 Nёse dhimbja rikthehet rregullisht,
 Nёse dhimbja shoqёrohet me temperaturё,
 Nёse dhimbja e zgjon femijen tuaj natёn,
KONSULTOHUNI MENJЁHERE ME MJEKUN TUAJ.