Description
KY PRODUKT BLIHET VETËM NË BARNATORE ME RECETË TË MJEKUT!
FENOFIBRATE EG 200 mg
Kapsulë
Fenofibrat
Lexoni me kujdes këtë fletëudhëzim përpara se të përdorni këtë bar.
Ruajeni këtë fletëudhëzim. Mund të keni nevojë ta lexoni përsëri.
Nëse keni pyetje të tjera, apo ndonjë dyshim pyesni për më tepër informacion mjekun ose
farmacistin tuaj.
Ky bar është përshkruar vetëm për ju. Mos jua jepni atë të tjerëve. Mund t’i dëmtojë edhe
nëse kanë të njëjtat simptoma me ju.
Nëse ndonjë prej efekteve të padëshirueshme behët serioz ose nëse vini re ndonjë efekt të
padëshiruar që nuk përshkruhet në këtë fletë udhëzues, ju lutemi flisni me mjekun ose
farmacistin tuaj.
Në këtë fletëudhëzim :
1. ÇKA ËSHTË FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë DHE PËR SE PËRDORET
2. ÇFARË DUHET TË DINI PËRPARA SE TË PËRDORNI FENOFIBRATE EG 200 mg,
kapsulë
3. SI TË PËRDORNI FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë
4. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE
5. SI TA RUANI FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë
6. INFORMACIONE TË MËTEJSHME
1. ÇKA ËSHTË FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë DHE PËR SE PËRDORET
Grupi farmakoterapeutik – ATC kodi : C10AB05
FENOFIBRATE EG,kapsulë i përket një grupi medikamentesh të quajtur fibrate.
Këto medikamente përdoren për të zvogëluar nivelin e yndyrnave (lipideve) në gjak, si per shembull
yndyrnat e quajtura trigliceride.
FENOFIBRATE EG, kapsulë përdoret se bashku me nje regjim ushqimor të varfër në yndyrna dhe me
trajtime te tjera jo medikamentoze, sic jane : aktiviteti fizik si dhe humbja e peshës për të bërë uljen e
nivelit të yndyrnave në gjak.
FENOFIBRATE EG, kapsulë mund të përdoret ne kombinim me medikamentet tjera (statinat) nese
niveli i yndyres ne gjak nuk kontrollohet me perdorimin e statinave si monoterapi.
2. ÇFARË DUHET TË DINI PËRPARA SE TË PËRDORNI FENOFIBRATE EG 200
mg, kapsulë.
Mos merrni kurrë FENOFIBRATE EG 200 mg,kapsulë në rast se:
– ne rast se keni alergji (mbindjeshmeri) nga fenofibrati ose njëri prej përbërësve të tjerë të ilaçit
(shih rubrikën 6 “Çfarë përmban FENOFIBRATI EG 200 mg,kapsulë ?”),
– nese keni pasur reaksione lëkurore gjatë një ekspozimi në diell ose në rrezatimin artificial
ultravjollcë gjatë trajtimit me medikamente (duke perfshire fenofibratet dhe nje medikamenti anti-
inflamator te quajtur ketoprofen),
– nese keni probleme te renda me melqi, veshke ose temth ;
– nese keni pankreatitis (inflamacion i pankreasit qe mund te qoj ne dhimbje abdominale) perveq nese
pankreatiti akut eshte rezultat i niveleve te larta te disa yndyrnave ne gjak :
– ne kombinim me rosuvastatin ne doze prej 40 mg.
Mos merrni FENOFIBRAT EG nese ndonje nga te mesipermet ka te bej me juve. Nese nuk jeni te sigurt,
bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj para marrjes se Fenofibrat EG.
Paralajmёrime tё vecanta
Bisedoni me mjekun, farmacistin ose motren medicinale para marrjes se FENOFIBRAT 200 mg kapsule
nese :
Nese keni probleme me melqi ose veshke ;
Nese keni inflamacion te melqise (hepatit) ; shenja qe perfshijne zverdhjen e lekures dhe te
bardhes se syrit (verdhez), ngritje te enzimeve te melqise (te paraqitura ne analizat e gjakut),
dhimbje stomaku ose kruarje ;
Nese keni hipotiroidizem
Efektet ne muskuj
Nderpreni marrjen e FENOFIBRATE EG dhe lajmerohuni menjeher te mjeku nese gjate marrjes
se ketij medikamenti perjetoni dhimbje te pashpjeguar muskulore ose ngerqe, forcim ose dobesim
te muskujve.
Ky medikament mund te shkaktoj probleme muskulore serrioze
Keto reaksioni jane te rralla, por perfshijne inflamacion dhe shkaterrim te muskujve. Kjo mund te
shkaktoj problem serioz te veshkeve dhe ndoshta vdekje.
Mjeku juaj do te udhezoj analiza te gjakut ne menyre qe te kontrollohet gjendja e muskujve para
dhe pas fillimit te trajtimit. Rreziku i rabdomielizes eshte me i larte te disa paciente. Tregoni
mjekut tuaj :
Nese keni mbi 70 vjet ;
Nese keni probleme me veshkat
Nese keni probleme me tiroiden
Nese keni histori familjare te problemeve me muskujt ;
Nese konsumoni sasi te larta te alkoolit :
Nese jeni duke marre medikamente per te ulur nivelet e kolesterolit te qujatura « statina » si
simvastatin, atorvastatin, pravastatin, rosuvastatin ose fluvastatin ;
Nese keni pasur ndonjehere probleme muskulore gjate trajtimit me statina ose fibrate, si
fenofibrat, bezafibrat ose gemfibrozil.
Nese ndonjeri prej rasteve te mesiperme aplikohet te ju, ose jeni ne dyshim. Tregoni mjekut ose
farmacistit tuaj para marrjes se FENOFIBRAT EG.
Marrja ose përdorimi i medikamenteve të tjerë dhe FENOFIBRAT EG kapsule
Nëse përdorni ose keni marrë kohët e fundit një medikament tjetër ose keni përdorur një medikament pa
pershkrimin e mjekut , sidomos nese ka te bej me
– një medikament antikoagulant oral per hollim te gjakut (si varfarina)
– Medikamente te tjera per rregullimin e yndyrnave ne gjak (si fibrate ose statina). Perdorim i
njekohshem i statinave dhe FENOFIBRAT EG e rrit rrezikun e problemeve muskulare ;
– Klasen e barnave per trajtim te diabetit (si sh rosiglitazone ose pioglitazone) ;
– Ciklosporina (imunosupresant),
FENOFIBRAT EG dhe ushqimi, pijet dhe alkooli
Eshte e rendesishme te merret kapsula me ushqim, sepse efekti nuk eshte i njejte sikur me stomak
bosh.
Shtatezania dhe gjidhenia
– Këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni kete bar ne rast se jeni shtatezene
ose gjidhenese, mendoni se mund te jeni shtatezene ose planifikoni te keni nje femije.
– Ne mungese te te dhenave per perdorimin e FENOFIBRAT EG gjate shtatezanise, ju duhet te
perdorni FENOFIBRAT EG vetem nese mjeku juaj e sheh absolutisht te nevojshme.
– Nuk eshte e njohur nese substanca aktive ne FENOFIBRAT EG eksretohet ne qumeshtin e gjirit.
Prandaj nuk duhet te perdorni FENOFIBRAT EG nese jeni nene gjidhenese, ose planifikoni te
ushqeni femijen me qumesht gjiri.
Vozitja dhe perdorimi i makinave
Marrja e ketij medikamenti nuk do te ndikoje ne aftesine tuaj per te vozitur ose perdorur makina.
FENOFIBRAT EG kapsule permban laktoze
Perdorimi i ketij medikamenti nuk rekomandohet te pacientet te cilen kane intolerance te galaktozes,
Lapp laktaze deficience ose keqabsorbim te glukozes ose galaktozes (semundje e rralle trasheguese)
3. SI TË PËRDORNI FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë
Gjithmone merrni kete medikament saktesisht si eshte pershkruar nga mjeku ose
farmacisti juaj. Nese dyshoni bisedoni me mjekun ose farmcistin tuaj. Mjeku juaj do te
caktoj dozen e pershtatshme per ju vareisht nga mosha, trajtimi juaj aktual si dhe faktet
dhe rreziqet personale.
Dozimi
Doza e rekomanduar ditore e ketij bari është një kapsulë në ditë, e gelltitur me nje gote me uje gjate
ngrenies se ushqimit
Ne deshtim renal
Ne rast te deshtimit renal, rekomandohet reduktim i dozes. Bisedoni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Perdorimi te femijet ose adoleshentet
Perdorimi i FENOFIBRAT EG 200 mg kapsula nuk rekomandohet te femijet dhe adoleshentet ne
moshen 18 vjecare.
Nese merrni me shume se qe duhet FENOFIBRAT EG 200 mg
Në qoftëse keni marrë më shumë FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë nga sa ç ‘merrni zakonisht
:konsultohuni mënjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj.
Në se harroni të merrni FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë
mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e zakonshme.
Vazhdoni trajtimin tuaj diten e ardhshme sipas orarit te pershkruar nga mjeku juaj.
Nese ndrepreni marrjen e FENOFIBRAT 200 mg kapsule :
Mos e ndepreni marrjen e FENOFIBRAT EG perveq nese jeni udhezuar nga mjeku juaj, ose nese
nuk ndiheni mire pas marrjes se ketij medikamenti. Ne fakt, nivelet e larta te yndyres ne gjak
kerkojne trajtim afat-gjate.
Mbani mend se perveq marrjes se FENOFIBRAT EG, prap eshte e rendesishme qe :
Te mbani nje diete te ulte ne yndyrna
Te praktikoni rregullisht ushtrime fizike
Nese mjeku juaj ua ndepren trajtimin, mos i mbani tabletat e paperdorura, perveq nese mjuku ju
rekomandon kete. Nese keni me teper pyetje sa i perket perdorimit te ketij meikamenti pyetni
mjekun, farmacistin ose motren medicinale per me shume informata.
4. EFEKTET E MUNDSHME ANËSORE
Si të gjithë medikamentet FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë mund te shkaktojë efekte të padëshiruara
megjithëse ato nuk shfaqen tek të gjithë :
Te pazakonshme (te verejtura ne me pak se 1 ne 100 paciente):
– Ngerqet ose dhimbja, ndjeshmeri ose dobesi muskulore mund te jene shenja te inflamacionit ose
zberthimit muskulor, qe mund te shkaktoj probleme me veshket dhe mund te shkaktoj vdekje ;
– Dhimbje stomaku ; mund te jete shenje e inflamacionit te pankreasit (pankreatitis)
– Dhimbje ne gjoks dhe zenie fryme ; mund te jete shenje e nje mpikje te gjakut ne mushkeri
(embolism pulmonare) ;
Dhimbje, skuje ose fryrje e kembeve ; mund te jete shenje e mpiksjes se gjakut ne kembe
(tromboze e venave te thellaTe rralla (te verejtura ne me pak se 1 ne 1000 paciente)
– Reaksione alergjike, shenjat mund te perfshijne enjtje te fytyres, buzeve, gjuhes ose fytit qe mund
te shkaktoj veshtiresi ne frymemarrje :
– Zverdhje e lekures dhe te bardhes se syrit (verdhez) ose enzime te rritura te melqise mund te jene
shenje e inflamacionitte te melqise (hepatit).
Efekte anesore me frekuence te panjohur:
– Rash i rende me skuqje, blister dhe enjtje te lekures qe i ngjan djegjeve te renda ;
– Semundje kronike e mushkerive
Ndepreni marrjen e FENOFIBRAT EG dhe kontaktoni mjekun tuaj menjehere nese vereni
ndonjerin nga efektet e siperpermendura.
Efektet tjera anesore
– Tregoni mejkut ose farmacistit tuaj nese perjetoni ndonje nga efektet e meposhtme :
Te shpeshta (te verjetura ne me pak se 1 ne 10 paciente)
– Diarre
– Dhimbje stomaku
– Flatulence
– Nauze
– Vjellje
– Nivele te larta te gjakut ne enzimeve te ndryshme te melqise, te paraqitura ne analiza ;
– Rritje e homocisteines (nje sasi e tepert e ketij aminoacidi ne gjak eshte lidhur me nje rrezik me te
larte te semundjeve koronare te zemres, aksidente cerbrale vaskulare edhepse nuk eshte
percaktuar nje lidhje rastesore) ;
E pazakonte (e verejtur ne me pas se 1 ne 100 paciente) :
– Kokedhimbje ;
– Gure ne temth ;
– Renie e libidos ;
– Rash, kruarje ose njolla te kuqe ne lekure ;
– Kreatinine e rritur (ekskretohet nga veshket), e vertetuar nga analizat ;
E rralle (e pare ne me pak se 1 ne 1000 paciente) ;
– Renie e flokeve
– Rritje e urese (e ekskretuar nga veshket), e treguar nga analizat ;
– Sensitivitet i rritur nga dielli, llampat e diellit dhe shtreterit solar ;
– Hemoglobine e zvogeluar (pigment i cili bart oksigjenin ne gjak) ;
Efekte te padeshiruara me frekunece te panjohur :
– Zberthimi i indit muskulor ;
– Komplikime te gureve te temthit
– Ndjenje e lodhjes
Tregoni mjekut ose farmacistit tuaj nese perjetoni ndonjerin nga efektet anesore te permendura
me larte.
Raportimi i efekte dytësore
Në rast se vrojtoni ndonje efekt të padëshirueshëm, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Konsultohuni me mjekun ne cdo rast qe vrojtoni efekte te padeshirurara te cilat nuk jane permendur ne
kete fleteudhezim.. Ju gjithashtu mund ti deklaroni keto efekte te padëshiruara drejtpërdrejt ne
Agjencionin Kosovar per Produkte dhe Paisje Medicinale https://akppm.com . Duke njoftuar per këto
efekte të padëshiruara, ju kontribuoni ne dhenien e nje informacioni qe sherben për te rritur sigurinë
lidhur me perdorimin e ketij medikamenti.
5. SI TA RUANI FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë
Të mbahet larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Të mos përdoret FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë pas datës së skadencës që ndodhet e shkruar në
kuti. Data e skadences i referohet dites se fundit te muajit.
Nuk ka masa dhe përkujdesje të veçanta lidhur me ruajtjen. Mos e perdorni kete medikament nese vereni
shenja te dukshme te keqesimit. Barnat nuk duhet të eleminohen nëpërmjet ujrave të zeza ose
mbeturinave. Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj çfarë duhet të bëni me barnat e papërdorura. Këto masa
do të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit
6. INFORMACIONE TË MËTEJSHME
Çfarë përmban FENOFIBRATE EG 200 mg,kapsulë ?
– Substanca aktive është :
Fenofibrat ………………………………………………………………200 mg
Për një kapsulë
– Përbërës të tjerë janë: Laurilsulfati i natriumit, monohidrat laktoza, povidoni K30, sodium
kroskarmeloza, karboksimetilamidon i natriumit (tip A), stearat magnezi.
Përbërja e mbeshtjelljes se kapsulës: xhelatinë, dioksid titani (E171), oksid hekuri i verdhë (E172),
eritrozinë (E127).
Çfare përfaqëson FENOFIBRATE EG 200 mg, kapsulë dhe përmbajtja e paketimit te jashtem.
Ky bar paraqitet në formën e një kapsule. Kuti me 30 ose 90 kapsula .
Mbajtësi i Autorizimit per Marketing
EG LABO – Laboratoires EuroGenerics