Përshkrim
LIFT INTEGRAL DAY CREAM-REFILL-KREM DITE LIFT INTEGRAL
50 ml
Mbush – Hidraton – Zbut rrudhat
Kujdes ditor forcues me një efekt lifting gjithëpërfshirës.Forcon strukturën e lëkurës duke vepruar në elementët e saj thelbësorë (kolagjen, elastin, acid hialuronik), por edhe në glikoproteinat që i lidhin ato. Lëkura rifiton qëndrueshmërinë, elasticitetin dhe rigjenerohet, për një efekt lifting gjithëpërfshirës.Tekstura e mëndafshtë e kremit të ditës hidraton intensivisht, duke sjellë rehati dhe freski në lëkurë.
Formuluar për t’iu përshtatur të gjitha llojeve të lëkurës, madje edhe të ndjeshme*.
*Testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik.
TEKNOLOGJIA E FORMULIMIT
Për herë të parë, Laboratoret Lierac deshifrojne sekretin përfundimtar të strukturës së lëkurës. Lëkura ka nevojë për kolagjen, elastin, acid hialuronik, por jo vetëm. Në zemër të Lift Integral-it të ri, kompleksi “Structure Lift” vepron mbi këta 3 elementë thelbësorë, por edhe mbi glikoproteinat. Të aftë për të lidhur këto elemente së bashku, ato rivendosin strukturën e lëkurës
- ARN-ja e Trëndafilit
ARN-ja e trëndafilit stimulon sintezën natyrale të kolagjenit dhe glikoproteinës së lidhur me të, fibronektinës. Ky përbërës me origjinë 100% natyrale vjen nga trëndafili Grasse, i rritur pa pesticide.
- Tulipani zi
Tulipani i Zi stimulon sintezën natyrale të elastinës dhe glikoproteinës së lidhur me të, fibrilinës. 7 vite kërkime shkencore, dhe i patentuar nga Lierac, ky ekstrakt i Tulipanit të Zi është 100% me origjinë natyrore dhe kultivohet ne Hollande.
- ACIDI HIALURONIK
Acidi hialuronik me origjinë natyrale e mbush intensivisht lëkurën.
EFIKASIET I DËSHMUAR
Efikasiteti i matur klinikisht dhe instrumentalisht, nën kontroll dermatologjik… *
* Matja instrumentale në 30 gra. Aplikim një herë në ditë.
-10% vëllim i rrudhave 15 minuta pas aplikimit
-24% vëllim i rrudhave pas 28 ditësh
**Testi i përdorimit u krye në 30 gra. Aplikim një herë në ditë për 3 muaj. % e kënaqesise pas perdorimit.
90% e grave e shohin lëkurën e tyre më të fortë
100% e grave e shohin lëkurën e tyre të hidratuar
87% e grave e shohin lëkurën e tyre më të lëmuar
KËSHILLA PËR PËRDORIM
Aplikojeni në mëngjes në fytyrë dhe qafë.