Përshkrim
LIFT INTEGRAL EYE LIFT CARE – LIFT INTEGRAL KREM I ZONES SE SYRIT
15 ML
Efekt I menjehershem! ZONA E SYRIT DHE KONTURI I BUZEVE!
Kremi i syve Lift integral forcon strukturën e lëkurës duke vepruar në elementët e saj thelbësorë (kolagjen, elastin, acid hialuronik), por edhe në glikoproteinat që i lidhin ato. Lëkura rifiton qëndrueshmërinë, elasticitetin dhe rigjenerohet, për një efekt lifting gjithëpërfshirës.
Tekstura e hollë dhe e butë e Eye Lift Care rrit dhe zbut konturin e syve. Maja e saj qeramike ofron një ndjenjë të menjëhershme freskie për efikasitet optimal. Ky trajtim mund të aplikohet edhe në zonën delikate të konturit të buzëve.
Formuluar për t’iu përshtatur të gjitha llojeve të lëkurës, madje edhe të ndjeshme*.
*Testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik.
TEKNOLOGJIA E FORMULIMIT
Për herë të parë, Laboratoret Lierac deshifrojne sekretin përfundimtar të strukturës së lëkurës. Lëkura ka nevojë për kolagjen, elastin, acid hialuronik, por jo vetëm. Në zemër të Lift Integral-it të ri, kompleksi “Structure Lift” vepron mbi këta 3 elementë thelbësorë, por edhe mbi glikoproteinat. Të aftë për të lidhur këto elemente së bashku, ato rivendosin strukturën e lëkurës
- ARN-ja e Trëndafilit
ARN-ja e trëndafilit stimulon sintezën natyrale të kolagjenit dhe glikoproteinës së lidhur me të, fibronektinës. Ky përbërës me origjinë 100% natyrale vjen nga trëndafili Grasse, i rritur pa pesticide.
- Tulipani zi
Tulipani i Zi stimulon sintezën natyrale të elastinës dhe glikoproteinës së lidhur me të, fibrilinës. 7 vite kërkime shkencore, dhe i patentuar nga Lierac, ky ekstrakt i Tulipanit të Zi është 100% me origjinë natyrore dhe kultivohet ne Hollande.
- ACIDI HIALURONIK
Acidi hialuronik me origjinë natyrale e mbush intensivisht lëkurën.
EFEKTIVITETI I DËSHMUAR
Efikasiteti i matur klinikisht dhe instrumentalisht, nën kontroll dermatologjik… *
- -13% me pak renie e densitetit te qepallave
- +25% tonifikim i konturit të syrit
- + 38% kontur i lëmuar i syve
*Rezultati dermatologjik i kryer te 25 gra. Aplikim dy herë në ditë për 3 muaj.
Pas 3 muajve:
- 89% e grave e shohin konturin e syve të tyre të zbutur
- 89% e grave i shohin rrudhat e tyre të reduktuara
- 89% e grave i shohin shenjat e lodhjes të pakësuara
KËSHILLA PËR PËRDORIM
Aplikojeni në mëngjes dhe në mbrëmje në konturin e syve dhe buzëve.